Ish-kryeministri, Sali Berisha përmes një postimi në “Facebook” ka publikuar mesazhin e ardhur në adresë të tij nga një oficer policie në Sarandë.
Në mesazhin e publikuar nga Berisha theksohet se Klement Balili, i cili u vetëdorëzua të martën në polici mbrohej me urdhër të shefit të krimeve në Sarandë, Gentian Selmani, që sipas tij është edhe mik me Drejtorin e Policisë së Shtetit, Ardi Veliun.
Sipas tij, mbrojtja që kishte Klement Balili, apo siç e cilësojnë mediat greke si “Eskobari i Ballkanit” kushtonte 15 mijë euro në muaj.
“Balili mbrohej me urdher nga lartMbrojtja i kushtonte 15 mije euro ne muaj!Lexoni mesazhin. sb
Prsh DoktorJam oficer policie ne komisariatin e Sarandes.Dua the sqaroj se balili mbrohej me urdher nga lart nga shefi I krimeve te sarandes Gentian Selami I cili eshte mik I ngusht I Ardi Veliut.Tani qe Balili I Redhill on gjerat dhe vendosi vet te dorzohej po gent selami ju lut kelit qe ti bente ndere ardit te famshem te vinte ta merte ai dhe me kete te forconte pozitat.Dua tju beje me dije se mbrojtja kushtonte 15 mij euro ne muaj dhe leket shkonte I merte Genti tek restoranti I kelit me Butrint.”, thuhet në mesazhin e Berishës.