Një kandidat për deputet i Partisë Socialiste raportohet se është transportuar drejt QSUT-së me helikopter, pasi ka shfaqur komplikacione pas injektimit të vaksinës AstraZeneca.
Denoncimi bëhet nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili akuzon se kryeministri Rama ka urdhëruar fshehjen e rasteve me ndërlikime serioze nga injektimi i kësaj vaksine, që është ndaluar nga disa vende europiane.
Berisha zbulon dy denoncime ardhur në adresë të tij përmes një postimi në FB.
“Doja të informoja se: Sot ish-kryetari i Bashkisë Bulqizë ‘Milaim Damzi’ dhe sot kanditat për deputet në partinë e narkobanditit është dërguar me helikopter në Tiranë, pasi ka marrë Vaksinën AstraZeneca gjendja e tij është përkeqësuar dhe është dërguar me helikopter në QSUT. Kjo ngjarje nuk është raportuar nga asnjë media përveç se ‘MAT TV’”, thuhet në mesazhin e parë.
“Pëershëndetje 5 mësuese të shkollës 9 vjecare Kushtrimi Lirisë në Durrës nuk janë paraqitur sot në punë pas vaksinimit të djeshëm me Astazeneca pasi kanë patur probleme kryesisht temperaturë mbi 38 gradë. I sigurtë nga nusja ime mësuese në këtë shkollë”, thuhet në mesazhin tjetër.