Aktualitet

Denoncimi – Laboratorët me koncension, hiqet nga puna mjeku i njohur














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:15 - 02/11/20 |
mapo.al

Duket se koncensioni më i ri në shëndetësi, ai i laboratorëve, po jep efektet e para. Një prej specialistëve më të njohur në këtë sektor, pranë QSUT, Gramoz Ilias, ka njoftuar se me nisjen e aktivitetit të koncensionit, i është lajmëruar largimi nga puna.






Mjeku, Ilias i cili punonte prej 11 vjetësh pranë laboratorit Biokimik-Klinikë të QSUT-së e ka lajmëruar këtë me anë të një statusi në Facebook.


Teksa falenderon koleget për bashkëpunim doktori, Iliaz shprehet se laboratori publik do të kalojë me koncension te një kompani private.







“…si shpërblim morëm sot shkëputjen nga ky laborator, pasi që sot ai i kalon me konçesion një kompanie private”, shkruan doktori.




Më tej ai shprehet se, “mjekësia falas që u premtua nga kjo qeveri më 2013, sot do i kushtojë shqiptarëve edhe të paktën 96 milionë euro për 10 vitet e ardhshme”.



“Një faturë do kushtojë mjekëve të loboratorikës, por do të ndikojë edhe te pacientët që do kenë nevojë për analiza mjekësore”, arsyeton mjeku në statusin e tij.

“Ne do bëhemi i vetmi vend ne botë që 70 % të rrjetit laboratorik ja kalon privatit… turp e mjerim për menaxhuesit e mjekësisë shqiptare sot”, përfundon njeku Ilias.

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas