Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa, ka denoncuar me foto se një fëmijë është plagosur mëngjesin e sotëm në Pediatrinë e Tiranës pasi u shemb suvaja e tavanit
Më tëj, ajo thotë se kushtet e spitaleve skandaloze të shëndetësisë rrezikuan edhe jetën e fëmijëve.
“Duhet hetim dhe vënia para drejtësisë të ature që rrezikojnë jetën e fëmijëve pikërisht në vend ku duhet të shpëtojnë jetën dhe shëndetin.”-shprehet Zhupa.
Statusi i plotë nga Ina Zhupa
1 qershori ne Pediatrine Tirane!
Kushtet e spitaleve skandaloze te shendetesise rrezikuan edhe jeten e femijeve.
Tani ne spitalin e pediatrise sapo u plagos nje femije nga renia e tavanit.
Duhet hetim dhe venia para drejtesise te atyre qe rrezikojne jeten e femijeve pikerisht ne vend ku duhet te shpetojne jeten dhe shendetin.