LSI denoncon takimet elektorale të Partisë Socialiste në Qarkun e Elbasanit, për shkelje të masave anti-COVID.
Klaudia Krasnika, anëtare e Kryesisë së LSI në Elbasan thotë se askush nga Rilindja nuk ndëshkohet, ndryshe nga sa ndodh me opozitën, veçanërisht me LSI-në.
Ajo ka publikuar disa foto nga takimet e PS në qytetin e Librazhdit, ku duken në ambiente të mbyllura më shumë se 10 persona pranë njëri tjetrit, ndryshe nga sa e parashikon protokolli anti-COVID.
Kujtojmë që për një takim të ngjashëm në Elbasan, policia paralajmëroi kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi, e cila në të kaluarën ka marrë dy gjoba për mosmbajtjen e maskës.
Postimi
Librazhdi mesa duket ka fituar ” Imunitetin e tufes”! Takimet Elektorale vazhdojne ne diten me diell dhe me shi pa respektuar asnje protokoll! Policia sigurisht qe nuk ka urdher politik per te gjobitur apo ndaluar aktivitetin Politik te ” Rilindjes”.
Protokollet dhe gjobat jane vendosur vetem per opoziten dhe vecanerisht per Lsi!
Per LSI-në makthin e Edi Rames, qe ska gjetur siperfaqen e duhur per te fabrikuar Skrapin

Etiketa: Elbasan, Klaudia Krasnika, LSI, Rilindja, Shkelja e masave