Aktualitet

Denoncimi/ Një pjesëtar i stafit mjekësor me koronavirus, kolegëve nuk u merren tamponët





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:27 - 07/07/20 |
mapo.al

Një tjetër denoncim vjen mbi neglizhencën që po tregojnë autoritetet shëndetësore lidhur mbi rastet me Covid-19.


Eksperti i shëndetësisë, Gazment Koduzi, shkruan se një person i staft mjekësor në Kamëz është infektuar me Covid-19, ndërkohë që stafit të Qendrës Shëndetësore nuk i bëhet tampon.


“Qeveria është dorëzuar përpara virusit Covid-19. Ajo nuk arrin të mbrojë as qytetarët, as punonjësit e shëndetësisë.


Një staf mjekësor i qendrës shëndetësore Kamëz ka rezultuar covid-19 pozitiv, dhe gjej rastin ti uroj koleges shërim të shpejtë.


Por, asnjë nga stafi nuk është kontaktuar për hetim epidemiologjik, aq më tepër ti bëhet tamponi. Në mungesë të kryerjes së tamponit, kjo qendër duhet mbyllur derisa të sqarohet statusi shëndetësor i punonjësve të saj, që mos të kthehet në qendër infektimi për popullaten si QSUT.

Ndërkohë, Rama është fshehur, dhe nuk foli asnjë fjalë as për humbjen e jetëve të dy mjekëve. TURP”, shkruan Koduzi.


Etiketa: , ,

Pas