Tuesday, June 21, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Denoncimi/ PD: Ja si po vjedh Rama edhe aeroportin e Vlorës

by mapo.al
16/09/2019
in Aktualitet, Ekonomi
0

Partia Demokratike ka reaguar lidhur me projektin e aeroportit të Vlorës, pas prezantimit të projektit nga kryeministri Edi Rama ditën e sotme. Sipas Sekretarit për Burimet Njerëzore në PD, Ervin Minarolli, projektimi i aeroportit është një tjetër aferë korruptive e Edi Ramës. PD thekson se askush nuk e di sesi u përzgjodh firma projektuese, pasi nuk ekziston në letrat e shtetit shqiptar asnjë procedurë e rregullt ligjore.

“Me aeroportin e Vlorës dhe arkitektin e dënuar Casamonti, Edi Rama po ndjek një skemë të ngjshme më atë të projektit të Teatrit Kombëtar, për të cilin bëri një ligj special”– u shpreh Minarolli.

Rama gjatë prezantimit të projektit tha se nuk është shpallur një kompani fituese, por shtoi se qeveria shqiptare ka kapacitet për të nisur punimet, në mënyrë që të mos vonohet me zbatimin e projektit që tashmë është gati.

Deklarata
Aeroporti i Vlorës është për Edi Ramën një mundësi e re për të vjedhur!

Pasi i dështoi plani për ta bërë këtë me disa firma turke, të cilat u tërhoqën nga ndërtimi i aeroportit të Vlorës, Edi Rama nuk ka hequr dorë nga shkelja e ligjit dhe nga mungesa e transparencës, të cilat të çojnë në një konkluzion të vetëm, korrupsionin, vjedhjen e parave të shqiptarëve.

Projektimi i Aeroportit të Vlorës bën pjesë në këto afera korruptive të Edi Ramës. Askush nuk e di sesi u përzgjodh firma projektuese. Për të nuk është hapur asnjë garë. Nuk ekziston në letrat e shtetit shqiptar asnjë procedurë e rregullt ligjpre. Askush nuk e di sa ka kushtuar projekti dhe si do të paguhet ai.

Arsyeja e vetme është lidhja personale e Edi Ramës me projektuesin e aeroportit të Vlorës. Ai quhet Marco Casamonti, i cili ka projektuar disa nga veprat që kanë betonizuar Tiranën dhe Durrësin, Velierën e Durrësit, kullën tek Gjykata e Lartë, kullën tek Rruga e Kavajës, si dhe stadiumin me kullën e Edi Ramës.

Arkitekti personal i Edi Ramës, që ka projektuar Aeroportin e Vlorës jashtë çdo procedure ligjore, është i dënuar në Itali në vitin 2017 për mashtrim financiar. Me aeroportin e Vlorës dhe arkitektin e dënuar Casamonti, Edi Rama duket po ndjek një skemë të ngjshme më atë të projektit të Teatrit Kombëtar, për të cilin bëri një ligj special, i kundërshtuar nga Komisioni Europian si një ligj në shkelje të konkurencës së lirë.

Edhe ligji për aeroportin e Vlorës në kohën e negociatave me turqit u kundërshtua nga Komisioni Europian, i cili lajmëroi se do të hapte një hetim për këtë çështje për shkak se qeveria nuk zbtatoi ligjin e prokurimit publik.

Kjo aferë korruptive do të sjellë pasoja për çdo zyrtar, nga juristi më i thjeshtë, tek kryeministri i vendit, si dhe për çdo kompani private që bëhet pjesë e pazarit të Edi Ramës për të vjedhur paratë e taksapaguesve shqiptarë. Me ardhjen e Partisë Demokratike në pushtet kjo aferë do t’i nënshtrohet ligjit të ri Antimafia!

LEXO EDHE:

Rama prezanton projektin e aeroportit të Vlorës: E ndërtojmë vetë

Tags: aeroporti i VlorësEdi RamaErvin Minarolli

JU SUGJEROJME

Kontrolle në burgun e Peqinit dhe të Burrelit , të burgosurit kthejnë Tv në telefon
Aktualitet

Kontrolle në burgun e Peqinit dhe të Burrelit , të burgosurit kthejnë Tv në telefon

21/06/2022
Dëmtimet në regjistrat e Kadastrës së Tiranës, Prokuroria nis hetimet
Aktualitet

Dëmtimet në regjistrat e Kadastrës së Tiranës, Prokuroria nis hetimet

21/06/2022
Mbytet restoranti lundrues i famshëm në Hong Kong, ku janë xhiruar shumë filma
Bota

Mbytet restoranti lundrues i famshëm në Hong Kong, ku janë xhiruar shumë filma

21/06/2022
Zbulohet shënjestra e zjarrit në Astir, vëllai i biznesmenit të njohur
Aktualitet

Zbulohet shënjestra e zjarrit në Astir, vëllai i biznesmenit të njohur

21/06/2022
Next Post
Bolton në Kiev për të nënvizuar mbështetjen amerikane për Ukrainën

Shkarkimi i Bolton rrit shpresat –dhe frikën – në Ballkan

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Botimi i ri i UET PRESS/ Gani Mehmetaj hedh dritë mbi figurën pak të zbuluar të Ibrahim Rugovës
  • Koha për të projektuar Maturën 2030!
  • Kontrolle në burgun e Peqinit dhe të Burrelit , të burgosurit kthejnë Tv në telefon
  • Nis ezani nga Hoxha në xhami, këngëtari i njohur ndalon koncertin
  • Dëmtimet në regjistrat e Kadastrës së Tiranës, Prokuroria nis hetimet



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In