Kryesore

Denoncimi për manipulimin e numrit të vdekjeve nga covid, Meta: Prokuroria të hetojë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:14 - 23/11/20 |
mapo.al

Kreu i shtetit, i ftuar sonte në emisionin Log., në ABC, u shpreh se pas denoncimit që bëri kryetari i Partisë Demokratike, se ka fshehje, dhe manipulim të shifrave me numrin e të vdekurve, prej koronavirusit, ku cilësoi se ka ulje të qëllimshme të tyre, u shpreh se Prokuroria do të duhej të kishte nisur hetimin.






Prokuroria, e ka detyrim ndaj popullit shqiptar ta bëjë këtë hetim, këtë transparencë, tha Meta. Sepse kjo është një çështje e madhe e shëndetit. Kjo do të ndihmonte për parandalimin në të ardhmen, shtoi kreu i shtetit.


Meta u shpreh se edhe Kryeministri, këtë do të duhej të kishte kërkuar, hetim nga prokuroria, në mënyrë që ai të largohej me këtë rast nga përgjegjësia se ka lidhje me çështjen.





Presidenti u shpreh se Kryeministri dhe ministrat nuk kanë qënë në lartësinë e duhur as si shtetarë dhe as nga ana njerëzore, për të përballuar situatën e pandemisë.

Lexo edhe :  Meta kthen në Kuvend ligjin për rentën minerare: Lë hapësirë për abuzime


Qeveria, tha Meta, nuk ndoqi rekomandimet e OBSH, apo të Opozitës, dhe as të Presidentit, si fjala vjen për rritjen e testimeve, apo marrjne e masave për valën e dytë.



Nuk u rritën as kapacitetet, as paisjet, deklaroi Meta, duke thënë se periudha e rënies së valës së parë, stina e verës, duhej shfrytëzuar nga qeveria për këto përgatitje.

 

1


Etiketa: , , , ,

Pas