Aktualitet

Denoncimi për tenderin e naftës, flet Shehaj: Pse është vjedhje









Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:03 - 29/10/19 |
Mapo.al

Njeriu që denoncoi i pari tenderin e qeverisë për furnizimin e institucioneve me naftë, ish-deputeti i PD, Agron Shenaj këmbëngul se kemi të bëjmë me një megavjedhje. Në një intervistë për Gazetën MAPO, Shehaj shpjegon me detaje se si iu dha tenderi i naftës kompanisë së njohur, Kastrati, me një afat tre-vjeçar, duke kaluar kështu përtej mandatit kushtetues të qeverisë. Një tjetër fakt që sipas tij ngre dyshime për një aferë korruptive, është çmimi me të cilin Kastrati do t’ia shesë naftën qeverisë, i cili është më i lartë se çmimi i pakicës ku furnizohen konsumatorët. Ish-ligjvënësi demokrat flet edhe për kërcënimet në adresë të tij pas denoncimit të kësaj afere.



Zoti Shehaj, keni bërë një denoncim para pak ditësh, ku thoni, megatender, megaaferë, dhe e keni fjalën për një kontratë të Kastratit me qeverinë. Ku i keni faktet për ta cilësuar këtë një skandal?
Ka të paktën tre elementë që në çdo manual të çdo qeverie dhe organizate ndërkombëtare tregojnë që kemi të bëjmë me një aferë korruptive.
E para, tenderi bëhet për një periudhë të pazakontë, për furnizimin me tre vjet me karburant, periudhë edhe përtej mandatit të qeverisë aktuale.
E dyta, edhe pse tenderi ka leverdi të madhe ekonomike për dhjetëra operatorë të mëdhenj të tregtimit të karburantit, në të shfaqën interes vetëm dy kompani, njëra prej të cilave shërbeu si fasadë dhe nuk paraqiti asnjëherë ofertë.
E treta, çmimi i kontratës është më i lartë se çmimi i pakicës. Pra, qeveria do të blejë 21 milionë euro karburant dhe përfiton çmim më të lartë se sa çdo qytetar i thjeshtë në çdo karburant në Shqipëri.

Lexo edhe :  "Kur do mbarojnë hallet e shqiptarëve?"- Basha: Më 25 prill fiton Shqipëria

Pse është fiktive. A mos janë parametra që i plotëson vetëm një kompani e madhe me këtë potencial?
Besoj se e sqarova këtë pyetje.




Çfarë ndodhi pas denoncimit tuaj. A është kjo nga denoncimet e forta që keni bërë?
Unë kam denoncuar vazhdimisht koncesione, tendera dhe kontrata publike që kanë tregues apo të dhëna se janë të korruptuara. Tenderi i karburanteve nuk është as denoncimi më i madh dhe as ai me vlerën më të madhe të kontratës. Është një nga disa denoncimet që kam bërë, të cilat janë provuar gjithmonë se kanë qenë të vërteta. Në këtë rast qeveria e përgenjështroi dhe kryeministri e mori në mbrojtje tenderimin me justifikime absurde.



Ju përdorni shprehjen vjedhje, vjedhje të shqiptarëve. A nuk është një konkluzion i fortë ky?
Abuzimet me paratë publike dhe pronat publike janë vjedhje e shqiptarëve. Paratë publike vijnë nga taksat e shqiptarëve.


Ka disa zera që thonë se jeni kërcënuar pas këtij denoncimi. Si është e vërteta?
Artikujt kanë për qëllim përbaltjen dhe dëmtimin e dinjitetit tim personal. Ato janë shantazh i pastër ndaj meje. Janë edhe kërcënim i hapur për këdo që ngre zërin kundër korrupsionit. Mesazhi është i qartë: nëse na kritikon, nëse zbulon korrupsionin tonë, ne të shkatërrojmë.

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas