Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë publik një tjetër denoncim, ku tregon se si çdo institucion në Shqipëri është kapur nga Rilindja. Ish-kreu i qeverisë ka bërë publik denoncimin e një qytetari i cili thekson se prej 3 ditësh në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ka mbërritur kërkesa e Prokurorisë për të shkarkuar kryebashkiakun e Librazhdit Kastriot Gurra, po KQZ vijon të heshtë.
Sipas qytetarit KQZ me urdhër të Ramës e ka mbajtur të fshehtë lajmin, ndërsa dyshon se kjo dosje mund të zhduket.
Denoncimi i Berishës:
Edvin Mafia bllokon KQZ per shkarkimin e narkokryetarit monost te Librazhdit!
Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb
Në Komisionin Qendror te Zgjedhjeve ka 3 dite qe ka shkuar nje kerkese nga Prokuroria e Pergjithshme qe kerkon shkarkimin e Kryetarit te Bashkise Librazhd me firme te Prokurorit Adnan Xholi.
Por edhe pse ka 3 dite qe ka shkuar kerkesa e prokurorise, ky lajm me urdher te Rames po mbahet i fshehte ne menyre te paprecedente nga veglat e Rilindjes qe kontrollojne KQZ-ne!
Mos po duan ta zhdukin dosjen prandaj po e mbajn te fshehte?!
Publikojeni ju doktor se nuk ka tjeter veç teje tu çjerri masken ketyre.