Aktualitet

Denoncimi: Sekretari i Përgjithshëm i Ramës plagoset në aksident




Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:31 - 08/09/19 |
mapo.al

Përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, ish-kryeministri i vendit Sali Berisha, ka denoncuar një aksident, që sipas tij është përfshirë sekretari i përgjithshëm i kryeministrit Rama, Engjëll Agaci.


Referuar qytetarit dixhital, Berisha thotë se aksidenti ka ndodhur mbrëmë, ndërsa ka edhe viktima si dhe shton se ky aksident po mbahet i fshehtë nga policia.


Denoncimi i Berishës



Mbahet i fshehtë nga gjeneral Hashashi aksidenti i rëndë i Don Agaçios.


Ka dhe viktima. Vetë ai është plagosur.


Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Përshëndetje Doktor, mbrëmë Don Agaçio, sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrit ka bërë aksident me makinën e punës AA481PK Toyota, ngjarja po mbahet e fshehur nga policia, mendohet që ka patur të plagosur, përfshirë edhe vetë Don Agaçion si të plagosur!


Etiketa: , , ,

Pas