Aktualitet

Denoncimi/ Shqipëria asnjë masë kundër koronavirusit, mungojnë mjetet mbrojtëse në spital





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:15 - 28/02/20 |
mapo.al

Koronavirusi është sëmundja më e rrezikshme që po merr jetë njerëzish në botë, ku edhe në shtete më të organizuara kundër kësaj pandemie po përballen me vdekjen e qytetarëve, ndërsa në Shqipëri ende nuk ka masa konkrete.


Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë publik mesazhin e një qytetari, i cili thekson se në qytetin e Durrësit masat në spital janë zero, pasi nuk ka maska dhe xhel dezinfektues.


Sipas qytetarit mjekët dhe infermierët po detyrohen të blejnë me paratë e tyre këto mjete në farmaci private për tu ardhur në ndihmë qytetarëve.


Ja postimi i Berishës:


Denoncon mungesen e çdo gjeje qe duhet per mbrojtje nga coronavirusi!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Mirmbrema Doktor Berisha dua tju bej me dije qe ne farmacit e Durresit eshte e pamundur te gjej maska mbrojtese, xhel disifektues duarsh, dhe doreza kjo ka ndodhur se nuk ka gjendje, dhe ato pak qe erdhen u shiten me nje here , vijne mjek dhe infermjere te kerkojn te blejen me leket e tyre per te kryer punen e shtetit maska per perdorim ne pune se ne farmacine e spitalit nuk ka gjendja eshte pothuajse 0. Nderko ne qendrat spitalore neper lagje nuk ekziztojne fare maskat disifektantet etj masa mbrojtese per perdorim ne pune .Respekte dhe anonin.


Etiketa: , , ,

Pas