Aktualitet

Denoncimi/ Si po grabiten pronat e fisit Mëlyshaj me pretekstin e rindërtimit














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:14 - 08/03/21 |
mapo.al

Një denoncim vjen nga Mirdita, lidhur me grabitjen e pronave me pretekstin se do të kthehen në truall për rindërtimin e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. 





Është anëtari i kryesisë së PD në Mirditë, Mark Ruci që ngre shqetësimin përmes një postimi në rrjetet sociale. Ruci shprehet se Bashkia Mirditë po zhvat pronat e fisit Mëlyshaj, me firmë të kryeministrit Edi Rama, pa i dëmshpërblyer për pronën e tyre.


“Babloku Rama ka firmosur grabitjen e 36.000 meter katror, prone e trasheguar e fisit Melyshat , per te ndertuar 6 pallate dhe 68 apartamente per te strehuar familjet e demtuara ne fshat, ne nje kohe qe fare mire , Bashkia mund t’i ndertonte ne token e secilit banor, ne fshatrat respektive per te ndalur shpopullimin masiv. Theksojme se eshte e dyta here qe fisit Melyshat i rrembehet kjo siperfaqe toke edhe ne kohen e komunizmit , kur u be ndertimi i ish- repartit ushtarak“, shkruan Ruci.




Kjo është e dyta herë që fisit Mëlyshat i rrëmbehet kjo sipërfaqe toke edhe në kohën e komunizmit, kur u bë ndërtimi i ish- repartit ushtarak.


“Kryetari ne detyre Ndrec Deda ka nxitur keshillin bashkiak qe nepermjet vendimeve i ka hapur rruge grabitjes se fisit Melyshaj, pa kryer procedurat per shpronesim publik te tyre qe vazhdojne betejen ligjore per te kthimin e saj ne gjykaten e Larte e cila nuk funksionon prej 3 vitesh , duke ju lene dore te lire grabitjes se pronave te trashigimtareve te ligjshem , thjesht per te perfituar se keshtu eshte me lehte“, thekson Mark Ruci.


Reagimi i Mark Rucit
Vizite e grabitesve te pronave te fisit Melyshaj ne vendin e “krimit”!

Mengjezi i dites se enjte zgjoi heret punonjesit e sherbimeve te Bashkise Mirdite , per te pastruar rruget e trotuaret deri tek ish – reparti ushtarak si dhe punonjesit e sigurise, te shumte ne numer dhe detektore ne duar per sigurine e BABLOKUT te shoqeruar nga dyshja Nikolla -Deda.

Inspektimi i fillimeve te punimeve te shtepive te familjeve te demtuara nga termeti ( sipas vleresimit te Bashkise)nuk kishin shkelqimin e duhur dhe shperthimin e zakonshem te propagandes se televizioneve , vasale te pushtetit , per disa arsye:

Se pari, Babloku Rama ka firmosur grabitjen e 36.000 meter katror, prone e trasheguar e fisit Melyshat , per te ndertuar 6 pallate dhe 68 apartamente per te strehuar familjet e demtuara ne fshat , ne nje kohe qe fare mire , Bashkia mund t’i ndertonte ne token e secilit banor , ne fshatrat respektive per te ndalur shpopullimin masiv .

Theksojme se eshte e dyta here qe fisit Melyshat i rrembehet kjo siperfaqe toke edhe ne kohen e komunizmit , kur u be ndertimi i ish- repartit ushtarak.

Se dyti, Kryetari ne detyre Ndrec Deda ka nxitur keshillin bashkiak qe nepermjet vendimeve i ka hapur rruge grabitjes se fisit Melyshaj, pa kryer procedurat per shpronesim publik te tyre qe vazhdojne betejen ligjore per te kthimin e saj ne gjykaten e Larte e cila nuk funksionon prej 3 vitesh , duke ju lene dore te lire grabitjes se pronave te trashigimtareve te ligjshem , thjesht per te perfituar se keshtu eshte me lehte.

Se treti , Procesi i Vleresimit te demtimeve te termetit ka qene nje proces abuziv , selektiv dhe perfitues ne shumice jane te aferm te drejtuesve lokal te njesive administrative , punonjes te administrates shteterore, militante te PS thjesht dhe vetem per qellime elektorale.

Lexo edhe :  Basha garanton qytetarët: Rindërtimi do përshpejtohet, rivlerësim të dëmeve

Sado te justifikohen me procesin e ekspertizes, Mirdita nuk eshte aq e madhe qe te humbin gjurmet e ketij abuzimi galopant.
Ky proces eshte shoqeruar nga nje vleresim fiktiv , tejet abuziv duke perfshire banesa te pademtuara ose te braktisura prej vitesh.

Pas 15 muajsh nga renia termetit perseri me vendime te keshillit bashkiak , ne dhjetor 2020 dhe mars 2021 ne menyre skandaloze kane miratura rreth 100 perfitues me vlera nga 100- 500 mije leke, duke joshur qytetaret ne nje kohe qe per demtime te tilla jane lene qytetare te tjere per shkak te bindjeve politike.

Se katerti, Megjithese propaganda Rilindjes per Rindertimin eshte e perditshme, ky proces akoma nuk ka arritur asnje rezultat konkret dhe eshte ne kundershtim me ligjet, pasi ai fillon vetem ne momentin e prishjes se shtepive te demtuara ( si ne rastin e dy pallateve ne qender te Rreshenit) dhe vetem atehere do te duket se ky proces eshte tejet abuziv dhe joshes per qytetaret ne zgjedhjet elektorale te radhes.

Opinioni opozites lokale eshte se procesi i Rindertimit do te ishte i suksesshem nese:

•Do te ndertoheshin fillimisht shtepite per familjet ne cadra qe po kalojne dimrin e dyte ne te tilla kushte te veshtira si dhe dy pallateve te prishura ne qender te qytetit ku nuk ka probleme pronesie toke.

• Do t’ju jepej para kesh per ndertimin e shtepive ne fshatra ne tokat e tyre , vete banoreve te njesive administrative , me monitorimin e eksperteve te bashkise ose blerja e shtepive te ndertuara ne qytetin e Rreshenit , qe jane te pashitura dhe do ishte zgjidhje e menjehershme per banoret e demtuar por dhe nje clirim financiar dhe ndihme e suport vendimtar per sektorin e ndertimit , ne momente krize .

• Nuk do te ndodhte grabitja e prones se fisit Melyshat dhe me kete veprim Bashkia ka futur ne konflikt te gjate pronaret e ligjshem te fisit Melyshat dhe banoret perfitues nga procesi i Rindertimit , aq me shume ne nje vend si Mirdita qe perparesite e drejtes zakonore si prona pervalojne mbi gjithcka.

Edhe ne kohen e komunizmit cdo njeri qe kushte miratimin ligjor te shtetit te kohes per te ndertuar nje shtepi , merrte dhe miratimin e pronareve te tokes qe ne Mirdite njihen ne cdo vend , ndersa pas 30 vitesh demokraci , trashigmtaret e ish- komunisteve , djemte e bllokut te ndihmuar nga servile te bindur ne nivel lokal kerkojne te lene ngaterresat mes mirditoreve thjesht dhe vetem per propagande, perfitime te paligjshme nga ndertimi dhe mbi te gjitha joshja ( blerja) e banoreve te zones per te permiresuar imazhin e rrenuar nga keqeverisja e korrupsioni galopant.

Pas 25 Prillit 2021 do te zbardhet nje nder aferat me te medha te shperdorimit te fondeve shteterore ne procesin e Rindertimit ne Bashkine Mirdite si dhe shpejtimi i stabilizimit te familjeve te demtuara nga termeti dhe jo perdorimi i tij pas 15 muajsh nga renia e tij , pikerisht ne fillimin e fushates elektorale , thjesht dhe vetem per blerjen e zgjedhjeve te radhes .

1


Etiketa: , , , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas