Aktualitet

Denoncimi/ Spahia publikon email-in: Pezullohet shërbimi mjekësor në Kurbin














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:17 - 16/01/21 |
mapo.al

Ish-deputeti i PD, Bardh Spahia, ka publikuar në rrjete sociale një email nga Drejtoria e Shërbimit Spitalor Kurbin, ku njoftohet pezullimi i shërbimit mjekësor në këtë vend.






Spahia thotë se 75 mijë banorë nuk do të kurohen, ndërsa shton se ky është modeli i menaxhimit të qeverisë Rama.


Më tej, Bardh Spahia thekson se ky është një shembull i fundit krej flagrant, se sa pa vizion, pa strategji e pa plan menaxhohet sistemi shëndetësor në vend, duke rrezikuar e jo garantuar shëndetin e qytetarëve.





Statusi i Bardh Spahisë



Qytetarët e Kurbinit mbeten pa shërbim mjekësor të specializuar sepse godina spitalore ku ato ofrohen do shembet!!!
Pra secili nga 75 mijë banorët e Kurbinit, që do ketë probleme shëndetësore nuk do ketë mundësi të trajtohet sepse askush nuk ka marrë masa, që shërbimi të ofrohej diku tjetër para prishjes së godinës!!! Ja ku e ka katandisur shërbimin shëndetësor Edi Rama!



Ky është modeli permanent i menaxhimi të sistemit shëndetësor nga kjo qeveri me “duke parë e duke bërë”, pa pikë vëmendjeje se cfarë ndodh me shëndetin e qytetarëve.

Eshtë një shembull i fundit krejt flagrant se sa pa vizion, pa strategji, pa plan e pa parashikim menaxhohet sistemi shëndetësor në vend, duke rrezikuar e jo garantuar shëndetin e qyetarëve!
Të vetmin plan dhe vizion që ka Edi Rama dhe shpura e tij janë koncesionet korruptive dhe tenderat e errët! Ato i piketojnë e realizojnë shumë mirë, ndërsa qytetarët i lenë në mëshirë të fatit!

Shqipëria meriton më shumë – qytetarët shqiptarë meritojnë më shumë. Është koha për ndryshim dhe shpresë të re, për një qeveri që mendon dhe u shërben qytetarëve, që nuk ua bën taksat koncesione e tendera korruptivë, por ua kthen në shërbime që u lehtësojnë të përditshmen. #25prill

1


Etiketa: , ,

Pas