Kryesore

Denoncimi/ Vokshi: Qytetarët te Bulevardi i Ri jetojnë mes ujërave të zeza














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:44 - 28/03/21 |
mapo.al

Fasada e qeverisë me investimet ku pjesa më e madhe vidhet, po denoncohet kudo nga banorët në Tiranë.





Banorët tek Bulevardi i Ri i treguan Albana Vokshit sesi qeveria dhe bashkia po i lënë ata të jetojnë mes ujrave të zeza, duke rrezikuar çdo ditë shëndetin.


“Ju po e shihni vetë gjendjen sesi është gropa pa fund, kur bie shi përmbytemi dhe ujërat e zeza janë prezente. Ne paguajmë taksat, që janë rritur dyfishuar, ujin,dritat. Më shumë paguajmë taksat se konsumin e tyre. Dhe nuk venë dorë. Ata vijne edhe ikin dhe nuk bënë gjë tetë vite”- u shprehën banorët.





Kandidatja Vokshi solli në vëmendje taksat e larta për gjelbërimin, për pastrim për kanalizim, ndërkohë që gjendja është katastrofale.



“Ja i shihni ujërat e zeza ku derdhen në mes të rrugës, në mes të ditës mbushur me mikrobe mbushur me sëmundje. Miliona euro të taksave të banorëve ku shkojnë, kush i merr? Tiranasit kanë nevojë për nje qeveri të përgjegjshme që mendon për njerëzit që nuk vjedh paratë sic bëjnë këta.


Kjo gjendje duhet të marrë fund një herë e më parë. Ne daten 25 duhet të votoni PD, të gjithë qytetarët e Tiranës duhet duhet të votojnë për ndryshimin. Ata kanë nevojë për një qeveri të përgjegjshme Në datën 25 Prill, ndryshimi vjen me votën e tyre për alternativën për ndryshim“, tha Albana Vokshi

1


Etiketa: , , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas