Aktori i humorit Florjan Binaj ka denoncuar në rrjetin social “Instagram” ndotjen që karakterizon Tiranën. Përmes një videoje ku shfaqet një urban në zonën pranë qendrës spitalore “Nënë Tereza”, Florjani akuzon autoritetet e vendit për këtë kërcënim shëndetësor dhe më tej ndan me ndjekësit dhe faktin se pasojat e ndotjes po i vuajnë edhe njerëz shumë pranë tij.
“Është e tmerrshme që qeveritë, ministritë dhe të gjitha pushtetet lejojnë një vrasje të tillë të shëndetit tonë duke e rritur numrin e rasteve me kancer vit pas viti edhe tek moshat e reja”, shkruan Florjani.
“Personalisht kam miq që i vuajnë këto pasoja sot, të tjerë nuk ja dolën dot, nesër mund ta kem radhën unë ose dikush tjetër nëse nuk ndalon kjo cmenduri që më shumë se kushdo prek shëndetin e fëmijëve”, shprehet në vijim ai.
https://www.instagram.com/p/BvL1NeGF3Kk/