Aktualitet

Denoncon sërish mjeku Allkja: Nuk i duam shpërblimet e qeverisë, të na bëjnë testin për koronavirusin





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:28 - 07/04/20 |
mapo.al

Mjeku Ilir Allka, ka bërë sot sërish një denoncim të fortë. Ai thotë se gjendet në krye të detyrës bashkë me kolegë të tjerë, për t’i shërbyer njerëzve dhe jo për shpërblim. Po, ai kërkon që tu bëhet testi, që të dinë sa të sigurtë janë ata dhe familjet e tyre.


Më poshtë, statusi i plotë:


Personalisht këto ditë të vështira për vendin dhe shqiptarët nuk kam punuar për asnjë çast për paratë bonus të premtuara nga Rama !


Të njëjtën gjë besoj dhe për shumicën e kolegëve të mij.


Unë as që kam marrë mundimin të besoj premtimet e Ramës për bonus mjekëve e stafeve ndihmëse që janë në vijën e parë të luftës ndaj Covid-19.

Së pari Rama të na krijojë kushtet të punojmë si kolegët tanë në rajon, se me ata të Europës jemi shumë larg dhe së dyti të na testojë për Covid-19 sepse po na mohohet kjo.

Tashmë ne, por edhe familjarët tanë e dimë që jemi të rrezikuar, por testimi është i domosdoshëm që të mos infektojmë pacientët tanë, nëse ne jemi Covid-19.

Unë nuk listoj dot ndonjë premtim të mbajtur të këtij kryeministri, por paratë janë të fundit në këtë betejë, kryesorja është që t’ia dalim të ndihmojmë sa më shumë shqiptarë, të mund te ndalim këtë epidemi të marrë jetë njerëzish!

Bashkë do t’ia dalim!


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas