Kryesore

Depolitizimi i administratës zgjedhore, Rama: Partitë me vullnetarë në qendrat e votimit





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:09 - 04/06/20 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama shpjegoi nga foltorja e Kuvendit si do të bëhet depolitizimi i administratës zgjedhore.


Komisionet, tha Rama, do të përbëhen nga punonjës të administratës publike. Për të shmangur abuzimet me votën, kryeministri tha se komisionerët do ta mësojnë vetëm 48 orë para se në cilën qendër votimi do të jenë.


Refuzimi, tha Rama, do bëjë që ata të humbasin punën në shtet përgjithmonë, ndërsa në rastet e shkeljeve përmendi edhe dënimet me burg.


“Depolitizimi i administratës zgjedhore është i domosdoshëm. Për elektronikën në zgjedhje nuk ka kohë. Administrata është politike? Po ju jap një shifër, në ekzekutivin qendror janë 9 mijë punonjës me status të shërbimit civil, 67% e tyre janë aty që përpara 2013-ës. Se kështu është kjo punë”, u shpreh Rama.


“Por ama për të garantuar zgjedhjet, është detyruese për administratën, se askush s’do e dijë se në cilën qendër votimi do jetë 48 orë para. Nëse nuk paraqitesh, ti që je në punë, humbet punën në shtet gjithë jetën. Po bëre shkelje rrezikon edhe burgun. Tre nga këta do merren me procesin, në çdo qendër votimi do ketë kamera. Dhe shumica e opozita kanë nga 2 monitorë specialë, nuk kanë të drejtë të prekin regjistra, por të regjstrojnë çdo gjë që shkon keq, e ta çojnë në KZAZ dhe të fitojnë të drejtën nëse ka shkelje.

Çfarë duan këta se nuk e kuptoj? Le të presim që ata që kanë topin ku do ta çojnë topin. Po ti referohemi bibliotekës së fëmijëve në Kamëz topi nuk do të gjuhet por do të mbahet poshtë fanellës. pak humor kamzalish siç jemi ne të dy. Nuk e dimë si do të shkojë procesi por ka një opozitë tjetër këtu në parlament, ne se kemi harruar,  duke e ndarë draftin e marrëveshjes me ju pa e lënë që ta merrni nga mediat”, tha kryeministri.

Sa i takon kërkesave të partive të opozitës, kreu i qeverisë tha se çdo forcë politike do të ketë të drejtën e regjistrimit të vullnetarëve si pjesë e administratës zgjedhore, të cilët do të trajnohen.

Por s’kemi thënë se aty do jetë vetëm administrata, por kemi thënë që çdo parti mund të regjistrojë vullnetarë për të hyrë në administratën zgjedhore, 30-40-100 mijë, të trajnohen secili në zona. Trajnimet t’i ndjekë ky zv/kryetari që do vendosin ata”.

Rama foli edhe për votën e emigrantëve, të cilët edhe në zgjedhjet e ardhshme, sipas paralajmërimit të kreut të qeverisë, nuk do të jenë në gjendje të votojnë, për shkak të afateve kohore.

Për emigrantët. Pashë emigrantë që kemi në Tiranë: Duam votën! Po mashtroni, mashtroi emigrantët PS. Si i mashtroi? Në rastin tonë në e kemi vendosur në draft që KQZ merr detyrën për të organizuar votën e emigrantëve. Por kjo nuk vendoset në fund”. 

LEXO EDHE: 

Reforma Zgjedhore, Rama: ODIHR është skeptike për teknologjinë në zgjedhje

Identifikimi biometrik, Rama-opozitës: Bëjeni, ne jemi “Ok”


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas