Aktualitet

Deportohen nga vendet e BE drejt Shqipërisë 60 persona





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:44 - 28/10/14 |
mapo.al

deportim, riatdhesim, emigrantJanë deportuar sot në Shqipëri rreth orës 14:00, 60 shtetas shqiptarë të cilët kanë shkelur rregullat e qëndrimit në Zonën Shengen. Personat e kthyer janë nga gjashtë shtete të BE-së, ku kryeson Gjermania me 15 shqiptarë të deportuar. Më pas vjen Suedia e cila ka kthyer 14 shtetas shqiptarë, Franca 10 shtetas, Finlanda 8 shtetas, Belgjika 7 dhe Spanja 6 shtetas.


Fluturimi i përbashkët është organizuar nga Suedia dhe shtetasit deportivë janë shoqëruar nga një mjek Suedes, si dhe nga dy monitorues të shtetit Belg, të cilët monitorojnë procedurat e deportimit nga shtetet pjesmarrëse.


Shefi i Komisariatit të Policisë Rinas Ermal Milori ka theksuar rëndësinë e zbatimit të rregullave nga ana e shtetasve shqiptarë të cilët udhëtojnë në Zonën Shengen , pasi shkelja e rregullave të qëndrimit në Zonën Shengen, si dhe kërkimi i azilit në këto vende për çdo lloj arsye është i paligjshëm dhe penalizon jo vetëm personat që shkelin këto rregulla , por edhe mund të sjellë pasojë dhe për të gjithë qytetarët shqiptarë për lëvizjen e lire në Zonë Shengen.


Deportohen nga vend e BE drejt Shqipërisë 60 persona




Pas