Depozitat Fibank janë të shumëllojshme me kombinimin e tipareve të ndryshme në mënyrë që të plotësohen sa më shumë kërkesat dhe dëshirat e klientëve.
Ofrohet mundësia e Depozitave afatgjata si Depozita Dinamike 4 vjeçare, me norma interesi progresive deri në 6.5% në Lek, 2.5% ne EUR/USD dhe nuk e humb interesin e viteve parardhëse nëse e mbyll para se të bëhen 4 vite. Po ashtu ofrohet edhe “Depozita 2 Vjecare” me interes fiks 2% në Lek & 1% në EUR.
Mund të zgjidhet edhe një depozitë fleksibël që ofron mundësinë për të Shtuar dhe Tërhequr kurdo që klienti dëshiron pa humbur interesat. “DEPOZITA E HAPUR” është 1 vjeçare me Interes progresiv deri në 5% në LEK & 3.5% në EUR.
Fibank ka një Llogari Kursimi me normë interesi më të lartë se i një depozite 1 vjeçare standarte në sistemin bankar! Në Llogarinë e Kursimit mund të menaxhohen mjaft mirë kursimet në LEK, EUR dhe USD. Kjo llogari është pa afat dhe në të mund të depozitohet e tërhiqet kurdo që klienti dëshiron, pa i humbur interesat.
Diversifikimi i depozitave ka konsideruar madje edhe dëshirën e disa klientëve që të mund ta shijojnë interesin e depozitës së tyre që në ditën e parë. Nëse klienti do të donte të përdorte në avance shumën e përfituar nga depozita për pushime apo çfarëdo shpenzimi, Fibank ofron Depozitën “Rekord” në LEK, EUR dhe USD. Kjo depozitë është një kombinim i interesave të larta dhe pagesës së menjëhereshme të të gjithë shumës së interesit në ditën e depozitimit.
Duke qenë një bankë dinamike me vendimmarrje tepër të shpejtë, Fibank e ka të mundur të ofrojë produkte të diversifikuara dhe fleksibel me një shërbim cilësor të përshtatur më së miri ndaj çdo kërkese specifike të klientëve.
Skuadra Fibank është e dedikuar në rritjen e bazës së klientelës duke i kushtuar rëndësi të veçantë çdo tipi klienti, duke i shërbyer klientëve të mirë potencialë me cilësi dhe produkte të dizenjuara me kujdes.