Craig Bellamy nuk do jetë asistent i Vincent Kompany te Anderleht.
Shkak është bërë depresioni i rikthyer, me ish-sulmuesin e Liverpul që tashmë ka vendosur të jap dorëheqjen nga detyra e besuar pak vite më parë.
Bellamy ka nisur të trajtohet nga depresioni prej tre vitesh, por vetëm në majin e vitit të shkuar zbuloi se vuante nga kjo sëmundje.
42-vjeçari uellsian e konfirmoi largimin pas fitores 7-2 që Anderleht mori kundër Mechelen.
Bellamy në karrierën e tij ka luajtur 78 sfida, duke shënuar edhe 19 gola.
Gjatë eksperiencës si futbollist, ai ka veshur fanella të shumta kryesisht në Mbretërinë e Madhe, si ato të Norwich, Liverpool, Manchester City dhe Cardiff.
Në karrierën e tij si trajner, Belami drejtoi ekipin U-21 të Anderlehtit.