Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 106 vota pro ndryshimet Kushtetuese. 10 deputetë kanë votuar kundër këtyre ndryshimeve, ndërsa 6 deputetë nuk morën pjesë në votim.
Në seancën e sotme ishin të pranishëm 116 deputetë, ndërsa 6 munguan, mes tyre 3 për arsye shëndetësore. Në seancë mungonin Enada Kapllani dhe Ligoraq Karamelo, ndërsa nuk votoi Ambra Borova. Ndërkohë në sallë nuk morën pjesë për shkak të prekjes nga COVID-19, 3 deputetët Artur Roshi, Elio Hysko dhe Ralf Gjoni.
Kundër kanë votuar deputetët:
Adriatik Alimadhi
Fatjona Dhimitri
Gjetan Gjetani
Kujtim Gjuzi
Elda Hoti
Lefter Maliqi
Erjon Piciri
Artur Roshi
Zef Shtjefni
Suzana Topi