Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Adriatik Alimadhi njoftoi se ai dhe bashkëshortja ishin prekur nga COVID-19. Kreu i Ballit Kombëtar akuzoi autoritetet shëndetësore për neglizhencë dhe kryeministrin Edi Rama se bën show dhe propagandë përballë kësaj situate, ndërsa shëndeti i qytetarëve të infektuar është në rrezik.
Përballë akuzave të Alimadhit, Rama shprehet se i mirëkupton fjalët e tij, të cilat i quan të tepërta, ndërsa e këshillon që të ndjekë rekomandimet e mjekëve, deri në tejkalimin e asaj që ai e quan luftë, përballjen me virusin e rrezikshëm.
Reagimi i kryemistrit
I uroj shëndet e shërim të shpejtë zotit Alimadhi dhe i mirëkuptoj fjalët e tij të tepërta në kushtet në të cilat ndodhet, duke iu lutur të ndjekë këshillat e mjekëve e mos mbistresohet për strategjinë e luftës, të cilën e vendosin ekspertët e shkëlqyer që kemi jo ne politikanët!
LEXO EDHE:
Pozitiv me COVID-19/ Alimadhi shpërthen në akuza ndaj Ramës: Për ty do ishim të vdekur