Deputeti socialist Erjon Braçe ka sulmuar sërish kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit Armando Duka si dhe Sekretarin e Përgjithshëm Ilir Shulku. Braçe, i cili njihet si një mbështetës i flaktë i ekipit të Partizanit si dhe mik i Bashkim Finos (ish-kandidat në garën me Dukën për drejtimin e FSHF-së), kërkon gjobitjen e Dukës dhe të Shulkut për shkelje të ligjit antiduhan, raporton Mapo.al. Ai ka postuar edhe një foto ku shfaqet Duka dhe Shulku duke konsumuar duhan në një mbient publik në kundërshtim me ligjin.
Postimi i plotë:
KUSH MA KA ÇAKMAKUN? (Extra Time)
E nderuara Ministre!
A i njeh keta dy boset?
Po i identifikoj se nuk dua tu marr kohe;
Jane Armando Duka-ky djathtas,
ish presidenti Federates Shqiptare te Futbollit por qe e mban ende kete post, Ilir Shulku-ky majtas,
sekretari i ketij ne detyre.
Po pijne duhan ne nje ambjent publik,
te mbyllur!
Shiheni pak,
nuk jane as nga keto cigaret e holla por nga keto rrotullat e medha qe ju zene gjithe gojen e ndotin gati nje sallon te tere me tym te rende!
E nderuar Ministre!
Une di qe eshte ende ne fuqi ligji “Per mbrojtjen e e ahendetit nga produktet e Duhanit”, Ligj me ndalesat e posacme per kete lloj zyrtaresh e jo vetem, shume me gjere se kaq!
Perse nuk zbatohet ligji per kete
e nderuar Ministre?
Si ka mundesi qe ky,
ka fituar nje status paprekshmerie
ne raport me ligjin e qe i ka dhene
te drejten ta shkel kurdo e sido?
As qe e coj ne mendje qe ky dhe, institucioni qe ka drejtuar e ben sikur e drejton, te jete shembull e model ne betejen e shendetshme kunder duhanit.
Por refuzoj te pranoj qe ky te rrembeje nje imunitet ndaj ligjit!
Duhet te zbatohet ligji per kete,
e nderuar Ministre!
E di,
kete pune nuk e ben dot zyrtare me zyrtare, nje inspektoriat i kufizuar ne burime njerezore e logjistike.
Ashtu sic e di fare mire se ligji ngarkon edhe institucione e tjera per te zbatuar kete ligj.
Por, tu them te drejten,
jam shume i bindur se askush tjeter vec jush, nuk i afrohet ti tregoje ligjin ketij tipi.
Beheni ju!
Beheni te paguaj sic ligji thote!
Pra bejeni nje here e vetme kete qe te kuptoj se duhet te zbatoj ligjin,
qe nuk eshte mbi ligjin,
qe nuk e refuzon dot ligjin!
VO: shpresoj shume qe ky, te mos e kete ndezur rrotullen qe mban ne goje me cakmakun tim!!