Deputeti i Bundestagut gjerman, Florian Hahn anulon vizitën në Tiranë.
Mësohet se ka qenë ambasada jonë në Berlin e cila ka njoftuar institucionet shqiptare për anulimin e vizitës.
Grupimi me i madh i parlamentit gjerman, CDU-CSU ka marre vendim qe te nderprese lobingjet politike dhe vizitat ne Tirane deri ne fund te Majit, kur Kancelarja Merkel te shprehet nese do te votoje pro apo kunder hapjes se negociatave me Shqiperine.
Hahn është njëkohësisht edhe zëdhënës për BE dhe zgjerimin.
Zyrtari gjerman kishte parashikuar të zhvillonte takime me Presidentin Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama, kryetarin e PD, Lulzim Basha, Gramoz Rucin dhe Taulant Ballën.