Deputeti i PD-së, Ervin Salianji me anë të një statusi në Facebook, thotë se për rastin e vetëvrasjes së shoferit, duhet të hetohet edhe vetë Ministri i Brendshëm. Ai thotë madje se Xhafaj duhet të jetë në rrethin e parë të personave që duhen hetuar dhe ngre pyetje se kush prej vartësve do mund të hetojë eprorin.
STATUSI I PLOTË
Kush do të hetojë për zbardhjen me plumb pas koke të shoferit të Ministrit të Brëndshëm? Për shkak të rrethanave Ministri është në rrethin e parë të personave që duhet të hetohet. Kush do ta hetojë atë, vartësit do hetojnë eprorin?!
Shumë rastësi bëjnë një ligjësi. Nga lidhja me mafian tek informacionet konfidenciale gjithcka e bên të tmerrshme këtë histori.
Ndoshta, por kush do të hetojë të vërtetën!
Besimi i shqiptarëve tek drejtësia kalon nēpër këto momente dhe nuk është e rastit që ka humbur plotësisht.
Realiteti i shqiptarëve i ka kaluar imagjinatën e serialeve të famshme të Games of Thrones apo House of Cards, jeta e qytetarëve shpjegohet vetëm me skenarë filmash, ka kaluar çdo imagjintatë realiteti.
Ky salianji eshte nje turp i madh per te qen deputet. Po nuk fitohet pushteti duke perdhosur te vdekurit o vemje e ndyre.
Media nuk duhet ti nxjerri kta palaco te opozites qe perpuqen te bejn kauz cdo gje qe ju del para. Turp per faqe te zeze
Ore seriozisht e kane kta dalin e perflasin nje te vdekur. A kane moral kta njerez
E beri kauz edhe kete opozita? Sa turp per zotin e madh nje opozit pa piken e kauzes dhe nxiton te bej kauz politike te saj edhe personat qe nuk jetojn me. Eshte e neveritshme