Ervin Salianji është njëri nga deputetët e PD, i cili u përjashtua nga seanca e ditës së sotme, pas tensioneve dhe kaosit që e shoqëroi, sepse opozita bllokoi foltoren në shenjë proteste për përjashtimin e Edi Ramës.
Në tension e sipër, deputetët e opozitës hodhën miell në drejtim të kryeministrit dhe ministrave të kabinetit të tij qeveritar.
Në këto kushte, kreu i kuvendit, Gramoz Ruçi e përjashtoi, bashkë me Flamur Nokën dhe Klevis Balliun.
“Janë mjeshtra të “miellit”, e thithën dhe pastruan për më pak se 1 minutë!”, shkruan Salinaji në postimin e tij.