Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj ka treguar publikisht se emri që, ai ka propozuar për president është Gramoz Ruçi.
“Po zbuloj një nga tre emrat që kam propozuar. Për mua njeriu që duhet president është Gramoz Ruçi”, tha deputeti Xhafaj, i ftuar në emisionin “Dekalog” në RTSH 24 të gazetarit Roland Qafoku.
Ai u shpreh se, njëra prej arsyeve të këtij propozimi është serioziteti që Ruçi ka treguar në karrierën e tij.