fbpx

Aktualitet

Deputeti i ri e pëson me Ulsi Manjën: Paskan bërë mirë ata që ikën





               Publikuar në : 11:01 - 12/07/19 |
mapo.al

Deputeti që hyri në parlament pasi PD dogji mandatet, njëherësh kreu i Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi, ka braktisur mbledhjen e Komisionit të Ligjeve, pas përplasjeve verbale kryetarin socialist Ulsi Manja.


Mësohet se shkak i debatit është bërë kërkesa e parashtruar nga Alimadhi për t’u njohur me materialet e rregullores së Kuvendit. Kjo kërkesë është refuzuar nga kryetari i Komisionit, Ulsi Manja, si edhe nga ligjvënësit e tjerë socialistë.



“S’kemi kohë të shikojmë pas, do ecim para”- është shprehur Manja. “Paskan bërë mirë ata që janë larguar nga parlamenti, ju nuk pranoni asnjë propozim, u jap të drejtë atyre”- është kundërpërgjigjur Alimadhi, i cili braktisi punimet e mbledhjes në mënyrë demonstrative.

Në rend të ditës së mbledhjes të Komisionit të Ligjeve është vazhdimi i shqyrtimit nen për nen të projektvendimit “Për disa ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 166, datë 16.12.2004 “Për miratimin e Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, si dhe shqyrtimi dhe miratimi i projekt-rezolutës “Për vlerësimin e veprimtarisë së Departamentit të Administratës Publike mbi gjendjen në shërbimin civil, për vitin 2018”.



Pas