Aktualitet

Deputeti në telashe/ Ylli Shehu “harron” se është dënuar dy herë






               Publikuar në : 21:58 - 15/03/19 |
mapo.al

Ylli Shehu futet në telashe ende pa bërë dy javë në parlament. Ai është ndër deputetët e cilësuar “tradhtar” pasi mori mandatin nga lista e LSI-së. Z. Shehu rezulton i dënuar dy herë nga gjykata e Tiranës dhe nga Gjykata e Korçës për kontrabandë dhe falsifikime. Por nëse njërin dënim e ka shënuar në formularin e Dekriminalizimit ai “ka harruar” të deklarojë dënimin tjetër.


Media ka zbuluar se Ylli Shehu është dënuar nga Gjykata e Korçës më 18 Nëntor 2008. Dënimi është konvertuar në gjobë në vlerën e 600 mijë lekëve (të reja).

Në formularin e Dekriminalizimit që ka dorëzuar në KQZ, ai ka deklaruar vetëm një dënim të marrë për kontrabandë, nga Gjykata e Shkallës së Parë të Tiranës, në vitin 2007.

Vetë Ylli Shehu ka reaguar në facebook. Ai e pranon se nuk ka deklaruar dënimin e marrë nga Gjykata e Korçës, por thotë se nuk e ka bërë me qëllim.

“Çdo kush e kupton se po të kisha deklaruar një gjobë administrative, nuk rrezikoja asgjë, pasi dënimi nuk hyn në kategorinë e veprave që përbëjnë kushte për të mos u zgjedhur. Pra, logjikshëm, unë nuk mund të kem fshehur me qëllim një gjë që nuk më dëmtonte. Madje shikoni formularin dhe aty gjendet një dënim me gjobë edhe pse nuk ka qenë detyrim”.

Po kështu ai mbrohet duke thënë se në vitin 2015-2017 kur i është nënshtruar verifikimit ka rezultuar i pastër.

E verteta është se në 2017, Prokurorja e Njësisë së Dekriminalizimit, Rovena Gashi i kërkoi KQZ-së të shkarkojë Ylli Shehun pasi kishte fshehur dënimin si dhe nuk kishte deklaruar ndryshimin e mbiemrin nga Lala në Shehu. KQZ-ja e drejtuar asokohe nga Denar Biba vendosi të mos ia heqë mandatin Ylli Shehut.

Tashmë pyetja që shtrohet është: A do të kërkojë sërish Prokuroria e Përgjithshme në KQZ heqjen e mandatit për Ylli Shehun?

Bazuar në ligjin e Dekriminalizimit, kur pasqyrimi i të dhënave është i pa vërtetë, i pa plotë ose i pa saktë ligji parashikon përjashtimin e menjëhershëm dhe në çdo kohë nga kandidimi/zgjedhja/emërimi apo nga çdo funksion publik.

*Më poshtë formulari i vetëdeklarimit (dt. 1 Mars 2019) ku shihet se z. Shehu ka deklaruar vetëm dënimin e marrë në 2007 dhe ka fshehur dënimin e 2008-ës

 


Etiketa: , , ,

KOMENTO (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

  1. MË THONI O NJERËZ NËSE KY FAR MASHKULLI ALBANISTANS ME KTË FTYRË KA DALLIM NGA NJË AFGANISTANS? HYNI NË YOUTUBE E KËRKONI AFGANISTAN, SHIKONI FYTYRAT ATY E BËNI DALLIMIN (NËSE KA). KTI I MUNGON VETËM ÇALLMA POR KA FATIN E MADH QË JETON NË NJË KONTINENT KLASI.

    TURQI, TË BOFSHA NONË E MOTËR KU T’MI KESH QË MË BASTARDOVE ADN-NË!!!

    Përgjigju ↓
Pas