Një ngjarje e pakëndshme ka ndodhur në Kosovë. Dy persona kanë dashur të rrëmbejnë deputetin e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nismës, Milaim Zekën.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur dhjetë ditë më parë, kur persona të paidentifikuar i kishin dalë Zekës në rrugë pas orës 24:00. Rastin, deputeti i Kuvendit e ka paraqitur në Polici.
Rreth tentativës për rrëmbimi ka folur për Express, vetë deputeti Milaim Zeka.
“Rasti ka ndodhur pas orës 24:00. Dy persona ka qenë. Nuk dua që të deklarohem rreth rastit.
Unë që prej shumë kohësh kam kërcënime. Rastin e kam raportuar në polici. Unë nuk dua që të jap detaje të tjera. Flisni me policinë”,- ka thënë Milaim Zeka.