TIRANE- Deputetja e LSI, Kejdi Mehmetaj ka reaguar pas deklaratës së ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj mbi protestën e zhvilluar në Rrugën e Kombit, teksa u shpreh se do ndëshkohen autorët.
Përmes një statusi në Facebook, Mehmetaj thotë se deklarata e Xhafajt nuk është gjë tjetër veçse reflektim i frikës që ka mbërthyer Ramën ndaj revoltës popullore.
Ajo thotë se të plagosurit nuk janë efektivët e policisë, por qytetarët.
Statusi i plotë:
Deklarata e Ministrit Xhafa nuk është asgjë tjetër veç reflektim i frikës që ka mbërthyer Edi Ramën ndaj revoltës popullore. I bindur se po i vjen fundi, Edi Rama urdhëron të ushtrohet dhunë e të shtypen protestat e qytetarëve.
Nuk do kisha asgjë kundër deklaratës së Ministrit, nëse teksti do u ishte kushtuar protestuesve të plagosur dhe Edi Ramës ti drejtohej si shkaktari kryesor i kësaj situate.
Keqardhje edhe për forcat e rendit, nuk besoj se do të ketë për ta detyrë më të vështirë se të dhunojnë bashkëqytetarët e tyre. Padyshim, sikurse thotë Ministri Xhafa, nuk duhet cënuar as prona publike dhe as ajo private, por harroi të përmendë në deklaratën e tij të akuzuarin kryesor Edi Ramën.
Qytetarët nuk tremben nga kërcënimet e një Kryeministri bandit, që po shkatërron jo vetëm pronën publike dhe ekonominë kombëtare, por edhe të ardhmen e të gjithë shqiptarëve.
Nëse po kërkohen kriminelë dhe persona me preçdentë ata gjenden vetëm brenda kabinetit të Ramës, të mbrojtur nga forca e kartonit me imunitet.
I bëj thirrje të sinqertë medias të raportojë të vërtetën sic është, e tu thotë shqiptarëve që të lënduarit nuk janë efektivët e policisë, por Kuksianët e ndershëm që kërkojnë të drejtat e tyre.
Po kur flasin edhe kta bebat e LSI more aman.
Une vetem ktyre te lsi nuk ju besoj se kta nuk kane as fe e as zot
Jane plagosur sic u plagos ajo deputetja e lsi me veten e saj.
Po lsi nga e di kete fakt? Apo ngaq i nxiti vet njerzit per dhune