Kryesore

Dera e mbyllur: Çfarë pritet të ndodhë sot në Bruksel














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:41 - 18/10/19 |
mapo.al

Deri pak pas mesdite, gjërat pritet të qartësohen përfundimisht për Shqipërinë në samitin e Brukselit. Megjithatë, për shumë media gjermane, franceze, holandeze, historia është mbyllur.






Bashkimi Europian nuk do të japë dritën jeshile për nisjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Franca ka vendosur veton duke mos pranuar asgjë deri në reformimin e procesit të anëtarësimit.


Debati ishte i vështirë dhe vazhdoi deri pas mesnate.







Gazeta holandeze Volkskrant shkruan se nuk dihet nëse kjo çështje do debatohet sot nga krerët e BE. “Asgjë nuk erdhi në letër. Çështja mund të zhvendoset në samitin tjetër të BE,” tha kryeministri holandez, Mark Rutte.




Por të tjerë liderë thonë se mund të ketë një tentativë tjetër sot.



Krerët e shteteve anëtare debatuan mes tensionesh deri në mesnatë lidhur më çështjen e zgjerimit. Por, ata nuk ishin në gjendje të dakordësoheshin as lidhur me një marrëveshje që do të inkurajonte Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut, apo për shtyrje të vendimit zyrtar.

Lexo edhe :  Shkrimi i ‘Le Journal’ i vitit 1938: Kur Shqipëria po bëhej me mbretëreshë

Presidenti francez Emmanuel Macron kundërshtoi ashpër hapjen e negociatave për anëtarësimin, duke mbizotëruar ndaj liderëve të tjerë, përfshirë gjermanen Angela Merkel dhe Presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk.

Diplomatët thanë se kundërshtimi nga Franca, Danimarka dhe Holanda e ndaluan bllokun të propozonte, një afat të ri njëvjeçar, për fillimin zyrtar të bisedimeve të pranimeve, me të dy vendet.

Emmanuel Macron, që e ka kundërshtuar ashpër dhënien e dritës jeshile iku nga samiti pa iu drejtuar gazetarëve.

Kryeministri i Finlandës Antti Rinne u tha liderëve se do të bëjnë një tjetër përpjekje për të gjetur gjuhën e përbashkët të premten.

1


Etiketa: , , , , ,

Pas