Politika

“Dera fiks për Braçen”, Rama batuta me mjekët…






               Publikuar në : 16:28 - 07/01/19 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar nga afër qendrën  shëndetësore nr.10 në Tiranë, e cila është ndërtuar në vazhdën e projektit të  300 qendrave moderne shëndetësore në vend.


Në fjalën e tij, Rama tha se kushtet që gjejnë pacientët në këtë qendër janë moderne dhe të pajisura me të gjitha mjetet e nevojshme. Gjithashtu Rama nuk kurseu as batutat me doktorët dhe infermierët e kësaj qendre.



“Paskan bërë derën për Erion Bracen. Qendrat shëndetësore kanë qenë copë-copë, tani kjo është një gjë tjetër”, tha mes tjerash Rama. Shefi i qeverisë i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu gjatë bisedës me qytetarët dhe me pacientët theksuan se kjo  qendër ka pësuar një transformim rrënjësor.

(BalkanWeb)


Etiketa: , , ,

Pas