Mesjava në Premier Ligën angleze do të ndizet nga derbi londinez mes Chelsea dhe Totenham që do të luhen sonte në orën 21:00.
Chelsea ndodhet në vendin e 6 me 50 pikë, por me një ndeshje më pak se rivali i tij ndërsa Totenham gjendet në vendin e 3 me 60 pikë.
Blutë e Londrës e kanë në xhep pjesmarrjen në kupat e Europës, por jo në Champions League. Në vendin e 6 Chelsea ndodhet në kufirin e pjesmarrjes në Europa League, 10 pikë larg Watford që do ta shihte si një sukses pjesmarrjen në kompeticionet europiane.
Lufta e bluve të Sarrit është pjesmarrja në Champions. Në krahun tjetër Totenham është në zonën ‘blu’ të Champions League, por një humbje sfidën e sotme do ta rrezikonte shumë vendin e sigurt në këtë kompeticion.
Edhe lufta për titull është ende aktuale pasi Totenham gjendet vetëm 6 pikë larg Liverpulit të vendit të parë.
Ky i fundit luan në sfidën e sotme kundra Watford, një ndeshje e lehtë në letër, pasi kryesuesit e Jurgen Klopp do të zbresin në fushën e tyre për të marrë një fitore dhe për të siguruar vendin e parë, që u rrezikohet nga Manchester City.
Ky i fundit po ashtu ka një ndeshje të lehtë në letër në shtëpinë e tij kundër West Ham United. City i Pep Guardiolës ndodhet në vendin e 2, vetëm 1 pikë larg Liverpul. Si City edhe Liverpul presin gabimin e njëri-tjetrit, me qëllim që të hipotekojnë kryesimin.