Kryesore

Derbi dramatik i Londrës, West Ham i mohon festën Murinjos me 3 gola për 8 minuta







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:32 - 18/10/20 |
mapo.al

Derbi i famshëm i Londrës mes Totenham dhe West Ham, ka prodhuar sot spektakltin më të madh të javës, teksa ka qënë një befasi e paimagjinueshme.


Ekipi I Mourinhos e ka nisur me zjarr në fushën e tij, teksa ka kaluar në avantazh 3 me zero në 15 minutat e para të lojës.


Mirëpo në minutën e 82 dicka ka ndryshuar. Shënon West Ham. 3 minuta më pas rezultati ngushtohet edhe më shumë me një autogol të Tottenham.



Ndërsa surpriza e madhe erdhi në minutën e 90, kur miqtë arrijnë të barazojnë.


Një disfatë për trajnerin protugez që nuk arrin të ruajë një rezultat kaq të thellë. Mesa duket edhe rikthimi i Bale nuk po sjell fat.


Ndërkohë, një spektakël i ngjashëm ka ndodhur dje në Premier League edhe me derbin e Liverpool, mes Everton dhe të kuqve të Klop.

Me avantazhe e përmbysje, por në fund, gjithcka u mbyll me barazim.

 


Etiketa: , , ,

Pas