Aktualitet

Derbi i kryeqytetit i ka të gjitha, Tirana udhëheq 3-1 përballë Partizanit me 10 lojtarë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:32 - 28/02/20 |
mapo.al

Tirana udhëheq ndaj Partizanit në Air Albania Stadium teksa në 19 minutat e para të lojës janë shënuar 3 gola dhe një karton të kuq. Fillimisht ndeshja nisi me vonesë pasi tifozët e kuq “Ultras Guerrils” ndezën flakadanë duke e mbushur stadiumin me tym .


Që në minutën e 2-të braziliani i Partizanit, William Cordeiro shënoi një gol fluturimthi duke mos i dhënë asnjë shans portierit kundërshtar Ilion Lika.


Por avantazhi zgjati vetëm 14 minuta. Në të 16-tën Tirana fiton një penallti me Torassan. Pasi arbitri sinjalizoi penalltinë i dha të kuq edhe mbrojtësit të Partizanit Eneo Bitri.


Nga pika e bardhë e penalltisë Batha u tregua i saktë. Tre minuta më pas sërish Torassa fiton penallti dhe Batha kësaj radhe e çon në trekëndësh për të ndëshkuar për herë të dytë radhazi ish- skuadrën e tij Partizanin.


Në pjesën e dytë një harkim në shtyllën e dytë nga Ngoo është realizuar jo nga një futbollist i Tiranës por i Partizanit. Mbrojtësi Hektori ngatërroi portën duke e çuar në atë të bashkëlojtarit të tij Alban hoxha.


Etiketa: ,

Pas