Aktualitet

Derbi i kryeqytetit, Sormani: Prisni spektakël! Egbo i falet Zotit: Do fitojmë prej atij














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:30 - 27/02/20 |
mapo.al

Adolfo Somani karikon Partizanin në prag të derbit me Tiranën, që do të zhvillohet në “Air Albania”, këtë të premte në orën 19:00. Në konferencën për shtyp të pragndeshjes, tekniku i të kuqve u mundua të largonte presionin nga skuadra e tij.






Ndër të tjera, trajneri italian i Partizanit nënvizoi: “Ky do të jetë derbi i dytë për mua. Në fakt, unë e shoh si një ndeshje mes dy skuadrave që luftojnë për titullin kampion. Këtë gjë ua kam transmetuar edhe lojtarëve të mi, që nga fillimi i javës. Për mua mbetet një ndeshje për t’u fituar, edhe pse është derbi. A i druhem Tiranës, me 8 fitore dhe një barazim radhazi? Respekt kam për të gjithë dhe gjithmonë, frikë nuk kam absolutisht.


Kemi punuar fort dhe me entuziazëm gjatë kësaj jave, mendoj se do të japin gjithçka në fushën e lojës. Hyjmë gjithmonë për të fituar e për të dhënë gjithçka. Nuk kam asnjë presion si trajner, thjesht dua që ta fitojmë këtë ndeshje. Duket shumë e thjeshtë kjo frazë, por vërtet duhet fituar kjo ndeshje, për shumë arsye që nënkuptohen në këtë moment të kampionatit. Pikë së pari, dua fitore për të qenë aty, në garën për titullin. Skuadra është gati të bëjë më të mirën.







Trashi nuk do të luajë, më vjen vërtet keq. Që kur kam ardhur këtu, ai është përmirësuar shumë. Për mua është mbrojtësi i majtë më i mirë në të gjithë Ballkanin. E kam parë se si punon. Më vjen keq, duke ditur se mezi priste të luante në këtë ndeshje. Na ka kërkuar të fitojmë dhe do të bëjmë gjithçka që t’ia plotësojmë dëshirën.




Mala në ekipin e parë? Nuk luan që prej 10 dhjetorit me Partizanin që drejtoj, por është një lojtar, që nuk e ka problem formën fizike. Ka qenë mjaft pozitive mikpritja që skuadra i ka bërë ditën e djeshme. Është e rëndësishme që një i familjes i bashkohet skuadrës së parë. Ka cilësi mjaft të mira. Cilin veçoj nga Tirana? Njoh lojtarë si Torasa dhe Batha, që i kam stërvitur. I njoh si lojtarë dhe si njerëz. Gjëja më e rëndësishme është që stadiumi të jetë plot. Do të jetë një derbi i luftuar dhe spektakolar”.



Në anën tjetër, Emanuel Egbo kompleton nesër një cikël të plotë, nga derbi në derbi, me shpresën se do ta mbajë bosh kolonën e humbjeve. Nëse derbi i fazës së dytë me të kuqtë solli ringritjen e madhe, që sot evidentohet me kreun e Superiores, ai i fazës së tretë, që starton nesër, prej orës 19:00 në “Air Albania Stadium”, mund të shërbejë për njëlloj “arratisjeje” drejt titullit.

Duke folur për gazetarët, Egbo thotë: “Na kënaq ecuria pozitive e gati një faze kampionat, por nuk ndryshon asgjë. Nesër është ndeshja e radhës për ne. Do të futemi në lojë me moralin dhe synimin si në çdo ndeshje tjetër, sikurse kemi bërë deri tani. Bëhet fjalë për derbi, por unë e shoh njësoj si ndeshjet e tjera. Lojtarët janë të qetë, nuk është ndeshja e parë që luajnë një derbi. Me rëndësi është të qëndrojmë me këmbë në tokë, të japim maksimumin në fushë.

Nga Partizani te Partizani, një cikël i plotë pa humbje? Ka ndryshuar vetëm diçka, që lojtarët kanë fituar ndeshjet, duke dhënë më të mirën e tyre. Ka vetëbesim, harmoni dhe mjaft gjëra të tjera pozitive brenda grupit. Djemtë futen në fushë dhe japin maksimumin. Falë Zotit, po marrim atë që meritojnë. Zoti ka meritën e parë. Zoti është ai që të bën ty të mendosh në mënyrën e duhur. Nëse nuk e ke Zotin në krah, gjërat nuk bëhen ashtu siç do ti. Veprat e tij nuk krahasohen me veprat e njeriut. Nëse jep më të mirën, Zoti do të shohë dhe do të të japë atë që do ti.

Partizani? Frikë nuk kemi, mendoj vetëm për ekipin tim. Nëse japim gjithçka, do të marrim maksimumin. Ky derbi nuk vendos titullin. Kampionati është ende shumë i gjatë. Ka edhe shumë ndeshje. Tri pikë vlen përplasja me Partizanin, si çdo ndeshje tjetër. Normalisht, suksesi në derbi ndikon në moral, por Tirana e ka krijuar mentalitetin e duhur tashmë. Formacioni? Edhe Kale me Torasa do të jenë gati, si krejt të tjerët. Çdo lojtar brenda ekipit është i rëndësishëm. Se kush luan do ta shihni nesër në fushë”.

1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas