Chelsea dhe Tottenhami e kanë mbyllur me rezultatin 0-0 ndeshjen mes tyre. Të dy ekipet kishin nevojë për fitoren për të vazhduar kryesimin, ndersa duket se “Spursave” të Jose Mourinhos u shkon me shumë për shtat.
“The Special One” mbetet në krye të klasifikimit duke ndarë vendin e parë së bashku me Liverpoolin. Ndeshja e sotme ishte shumë e luftuar, por rastet e pastra për shënim munguan.
Blutë e Londrës ishin më kërkues, ndërsa Tottenhami u përpoq me kundërsulme. Lampard dhe Mourinho, ndryshe nga ndeshja tjetër, u shfaqën më të qetë dhe nuk kishin grindje mes tyre.
1
Etiketa: barazon, Chelsea me Tottenham, Derbi i Londres, mbyllet në paqe