Sipas “Corriere della Sera”, ditën e mërkurë në Çezena, drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio, ka darkuar me Giovanni Carnevalin, administratorin e deleguar të Sassuolos, dhe Giuseppe Riso, agjentin e Stefano Sensit.
Sensi është objektivi i Milanit për mesfushën dhe mbetet në pole position për t’u veshur kuqezi. Në fakt, Maldini dhe Boban kanë pasur shumë kontakte me agjentin Riso gjatë kësaj periudhe, teksa formula e Milanit për Sassuolon nuk ka funksionuar: huazim dy vite me detyrim blerje 15 mln euro.
Sassuolo do 20 mln euro, ndërsa vetë Sensi, i pyetur nga një tifoz për Milanin ka thënë “të shpresojmë”./TS/