Aktualitet

Derbi Tirana-Partizani/ Në pranga 2 tifozë, procedohen 9 të tjerë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:43 - 29/02/20 |
mapo.al

Dy persona janë arrestuar dhe 9 të tjerë do të hetohen në gjendje të lirë për shkatërrim të pronës, prishje të rendit e qetësisë dhe hedhje të sendeve të forta në fushë, gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit midis ekipit të Tiranës dhe Partizanit.


Të arrestuarit janë identifikuar me inicialet A.M., 24 vjeç dhe M.U., 27 vjeç, të dy banues në Tiranë.



Ndërsa tifozët e proceduar janë identifikuar me inicialet M.H, A.P, G.M, L.T, A.M, A.O, K.R, R.J dhe K.M.


Gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit që filloi në orën 19:00, janë kryer veprime të dhunshme nga tifozët, janë hedhur sendet të forta në fushën e lojës, janë dëmtuar stolat, si dhe janë futur në fushën e lojës gjatë zhvillimit të ndeshjes.

Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas