Sunday, January 29, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Dërgoni Merkelin në Moskë!

by us er3
04/04/2022
in Bota, Kryesore
0

Ish-kancelarja gjermane Angela Merkel ka cilësi unike dhe një histori të përbashkët me presidentin rus Vladimir Putin, të pakrahasueshme me asnjë lider tjetër botëror. Ajo duhet të bindet të dalë nga pensioni për të ndihmuar në shpëtimin e rendit ndërkombëtar , për ruajtjen e të cilit luftoi gjatë kohës në detyrë

 



Ndërsa një botë e tmerruar kërkon mënyra për të ndalur luftën brutale të presidentit rus Vladimir Putin kundër Ukrainës, është një person që mund të jetë në gjendje të arrijë deri te autokrati i Kremlinit. Angela Merkel, deri vonë kancelare e Gjermanisë, e mbajti Putinin në një farë mase të sjelljes së mirë gjatë 16 viteve të saj në detyrë, duke përfshirë bllokimin e përpjekjes së tij të parë për të pushtuar Ukrainën më 2014-n.

Merkel ka cilësi unike dhe një histori të përbashkët me Putinin, e pakrahasueshme me asnjë lider tjetër botëror. Ajo duhet të bindet të dalë nga pensioni për të ndihmuar në shpëtimin e rendit ndërkombëtar, për mbrojtjen e të cilit ajo luftoi gjatë kohës së saj në detyrë.

Marrëdhënia e ndërlikuar e Putinit dhe Merkelit filloi më 9 nëntor 1989, me rënien e Murit të Berlinit. Kjo ngjarje shënoi çlirimin e Merkelit nga shteti policor i Gjermanisë Lindore që e kishte mbyllur për 35 vitet e para. Së shpejti ajo hoqi pallton e bardhë të shkencëtarit dhe u bashkua me Unionin Demokristian, duke u bërë më vonë udhëheqësja e partisë dhe më pas kancelarja e parë grua e Gjermanisë.

Për Putinin, nëntori i vitit 1989 dhe rënia e mëpasshme e perandorisë sovjetike të cilës i shërbeu – e që e quajti “katastrofa më e madhe gjeopolitike e shekullit [XX]” – i dha fund karrierës së tij si oficer i KGB-së në Gjermaninë Lindore. Dy vjet diferencë në moshë dhe produkte të së njëjtës epokë sovjetike, Merkel dhe Putin kanë një kuptim të qartë për njëri-tjetrin. Ata flasin fjalë për fjalë dhe figurativisht gjuhët e njëri-tjetrit.

Pasi Merkel u bë kancelare, Putini iu nënshtrua teknikave të ndryshme të KGB-së për të provuar aftësinë e saj. Duke ditur frikën e saj nga qentë, ai lëshoi Labradorin e tij të madh të zi pranë saj në një takim të vitit 2007. Merkel nuk u zmbraps. “Ai duhej ta bënte këtë për të treguar burrërinë e tij”, tha ajo më vonë. “Ai të teston gjithë ditën dhe nëse nuk reziston, bëhesh gjithnjë e më i vogël.”
Merkel, prejardhja e së cilës e kishte përgatitur për aftësinë e Putinit për mizori dhe mashtrim, nuk u bë më e vogël. Në ndërveprimet e tyre të shumta, ajo thjesht shpërfilli shpërthimet e tij të inskenuara dhe heshtjet kërcënuese.

Edhe pse Merkel e pa Putinin të shkëputur nga realiteti në mënyrë alarmante në vitin 2014, ajo vazhdoi, ndonjëherë për 15 orë me radhë, në kërkim të një pëllëmbë të përbashkët në lidhje me Ukrainën. Në situata të tilla, ajo tha: “Unë jam e përqendruar si një ekuilibrist në litar, duke menduar vetëm për hapin tjetër”. Putini qëndroi në tryezë dhe përfundimisht ra dakord të ndalonte agresionin e tij pasi Rusia kishte aneksuar Krimenë dhe pushtoi pjesë të rajonit lindor të Ukrainës, Donbas. Për Merkelin, një konflikt i ngrirë ishte gjithmonë më i mirë se një luftë e gjithanshme.

Metoda e saj gjatë negociatave të tyre shumë orëshe ishteta linte Putinin të zhurmonte pandërprerë. Kur të mbaronte, Merkel do të përsëriste atë që sapo kishte thënë me një gjuhë pothuajse fëminore, duke shterur dramën nga shpërthimi i tij. “Vladimir”, do të pohonte ajo, “nuk i sheh kështu gjërat bota”.
Qetësia e akullt e Merkelit u mbështet nga një zotërim i detajeve të fushëbetejës. |Unë mendoj se njoh çdo pemë në Donbas”, tha ajo dikur për zonën e luftës. Ajo e shtyu Putinin të shprehte qëllimin e tij me saktësi dhe më pas i ofroi disa hapa për ta çuar atje. Me formimin e saj shkencor dhe pa ego, ideologji dhe emocione, ajo i theu skemat e tij madhështore në pjesët e tyre më të vogla dhe më të menaxhueshme. “Ajo që ka rëndësi është gjetja e zgjidhjeve”, thoshte shpesh ajo.

Për aq sa Putini është i aftë për besim, ai i beson Merkelit, e cila jo vetëm që nuk ka ambicie politike të mbetura, por as nuk e ka denigruar publikisht atë apo nuk ka zbuluar përmbajtjen e shumë shkëmbimeve të tyre private. E njohur për admirimin e kulturës ruse, Merkel nuk e quajti kurrë Rusinë si një “fuqi rajonale”, siç bëri dikur ish-presidenti i SHBA-së, Barack Obama.
Dy muaj pasi u largua nga kancelaria, Putin filloi luftën në shkallë të gjerë që ajo kishte parandaluar më 2014-n. Me largimin e Merkelit, pasardhësin e saj, Olaf Scholz, të paprovuar dhe Shtetet e Bashkuara të polarizuara ashpër falë ish-presidentit Donald Trump, Putin ka të ngjarë të ketë llogaritur se ai mund ta kthejë përfundimisht “katastrofën”, që filloi në 1989.

Por edhe Merkel e kishte llogaritur gabim. Një politikane e kujdesshme, ajo lejoi që interesat e biznesit gjerman të ndikoheshin dhe dështoi të ndalonte gazsjellësin (tani të pezulluar) Nord Stream 2, i cili do të kishte transportuar gaz direkt nga Rusia në Gjermani nëpërmjet Detit Baltik. As ajo nuk e rriti mjaftueshëm buxhetin e mbrojtjes së Gjermanisë për të përballuar një kërcënim në rritje të sigurisë. Merkel e përbuz luftën dhe e konsideron përdorimin e saj një dështim të plotë të qeverisjes. Megjithatë, me luftën tani në Ukrainë, Europa dhe Perëndimi janë zhytur në epokën pas Merkelit pa një fund të qartë në horizont.

Merkel është ndoshta i vetmi person në planet që as nuk ka frikë, nuk e përbuz hapur, as nuk i nënshtrohet Putinit, dhe të cilin ai gjithashtu duket se e respekton. Duke pasur parasysh historinë e tyre të gjatë të përbashkët, Putini nuk do të kishte gjasa ta zbriste Merkelin në anën e kundërt të tryezës së gjatë komike të Kremlinit, ku ai ka ulur së fundmi krerët e tjerë të shtetit për të telegrafuar mungesën e interesit të tij për negociata serioze.

Putini e merr Merkelin seriozisht dhe – po aq i izoluar sa është – duhet të kuptojë në njëfarë niveli se ai ka nevojë për ndihmë për t’u zbritur nga pema e tij e lartë dhe e pasigurt pa pësuar turpërimin total, të cilit i trembet dhe është gati të derdhë më shumë gjak për ta shmangur. Merkel, e cila e njeh Putinin më mirë se çdo lider tjetër botëror, mund ta ndihmojë atë. Me qetësinë e saj supreme, ajo mund ta këshillojë një herë të fundit: “Vladimir, kjo luftë e egër nuk është në interesin tënd”.
Është një gjuajtje nga distanca, sigurisht, por rendi botëror i të cilit Merkel ishte mbrojtësja më e fortë, varet në fije të perit. Aksionet janë mjaft të larta për të luajtur kumar. Project Syndicate/Gazeta MAPO.

 

 

Tags: Konflikti Rusi-UkrainëmerkelPutin

JU SUGJEROJME

Aleksandër Vuçiç: Nuk do të vendosim sanksione ndaj Rusisë
Bota

Plani franko-gjerman, aktivistët e partisë së Vuçiç po përgatisin tubime në mbështetje të tij

28/01/2023
PS mbledh sot Grupin Parlamentar për emrin e ri të presidentit
Kryesore

PS dorëzon në KQZ kandidaturat për anëtarë të KZAZ

28/01/2023
Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras
BE

Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras

27/01/2023
Plagosje në Sarandë/ Pas sherrit mes të rinjve, njëri në spital, tjetri në kërkim  
Kronika

Tronditëse në Gramsh, burri vret gruan dhe vëllain e tij

27/01/2023
Next Post
Anglia tërheq nga tregu çokollatën “Kinder”, zbulohet shkaku

Anglia tërheq nga tregu çokollatën "Kinder", zbulohet shkaku

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Plani franko-gjerman, aktivistët e partisë së Vuçiç po përgatisin tubime në mbështetje të tij
  • PS dorëzon në KQZ kandidaturat për anëtarë të KZAZ
  • Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras
  • Tronditëse në Gramsh, burri vret gruan dhe vëllain e tij
  • Zelensky falenderon Perëndimin për tanket, por i shqetësuar “bishat” se arrijnë shumë vonë



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In