Aktualitet

Dërguan mesazh në emër të tij, Pipero: Do gjurmohen ata që luajnë me jetën e njerëzve





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:03 - 22/03/20 |
mapo.al

Mjeku dhe Profesori Pëllumb Pipero ka publikuar mesazhin fake i cili është dërguar nga dikush tjetër në emër të tij për të gënjyer një familje se duhej të karantinohej sepse kishte një të afërm me koronaviruis.


Pipero dënon këtë mesazh dhe thotë se në këtë situatë luhet jeta e njerëzve dhe kush guxon të shkruajë ne emër të tij mos luajë kësisoj. Ai paralajmëron se nesër ligji do të gjurmojë dhe gjejë të gjithë ata që luajnë me jetët e njerëzve.


Reagimi i doktor Piperos:


Te Dashur Qytetare!


Sapo lexova nje mesazh te tille i cili jo vetem nuk eshte dhe nuk mund te jete i imi, dhe si i tille eshte i denueshem, por mbi te gjitha eshte shume i demshem per situaten qe kalon jo vetem vendi yne por gjithe bota nen peshen e nje pandemie shume serioze qe deri tani ka shenuar mijera viktima, dhe per te cilen ende nuk kemi nje arme ne dore per ta luftuar, as medikamente te certifikuara dhe as vaksine.

E vetmja arme qe kemi,eshte ne duart tuaja, te qendroni ne shtepi, te beni durim dhe te respektoni keshillat tona. Mesazhe si ky qe po lexoni jane shume te demshme, madje dhe te denueshme! Keshilloj kedo qe guxon e shkruan ne emrin tim sot, ose te kolegeve te mi neser, te mos luaje kesisoj. Sot ne kemi perballe coronavirusin dhe duhet te mjekojme te semuret e te gjurmojme e identifikojme rastet e kontaktit, neser ligji do gjurmoje e vere para pergjegjeise te gjithe ata qe guxojne te luajne me jeten e qytetareve!
Falemnderit!

PS. Emrin e maresit te mesazhit e kam fshire!

 


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas