Op Ed

Deri kur do të rënkojnë zemrat tona?






               Publikuar në : 10:21 - 12/07/19 |
mapo.al

Nga Nazmi Beqir Nuredini


Deri kur populli çam do të psherëtijë ahh? Një pyetje që vjen natyrshëm si prolog i asaj që me domosdo duhet të realizohet, e të pushojnë tashmë ahet e zemrave tëçamëve që prej mëse treçerek shekulli rënkojnë në peshën e padrejtësive aq të rënda çnjerëzore.

Kur pyetën një plak se kush është gjëja më e shtrenjtë në botë, ai u përgjigj: NËNA! I mençur qe plaku, por jo aq sa duhej. E shtrenjtëështë nëna, por më i shtrenjtë se gjithçka është ATDHEU. Aty pleksen të gjitha dëshirat, kujtimet, dashuritë, vetë jeta dhe vetë nëna. Edhe vetë vdekja nëatdheun tënd është më e ëmbël. Është më e ëmbël se të mbulon ajo baltë që të lindi, ajo baltë që lindi nënën, babanë, gjyshin e stërgjyshin tënd të mirë, bujar, të mençur, trim e mëmëdhetar.

Ah Atdhe, ah Çamëri ku je? Ah!

75 vjet kaluan që zemrat e nënave, baballarëve, motrave e vëllezërve çamë rënkojnë për dheun e tyre. Tashmë të dashuruar e të etur pas dheut që lindi prindërit, motrat e vëllezërit e tyre, djemtë e vajzat çame janë të etur të shkelin lëndinat, arat, përrenjtë e burimet, ku nënat e gjyshet e tyre mbushnin ujë me bucela, janë të etur të pinë atje ujë, të pinë jetë e të lumturohen.

Por më të përmalluar, të përlotur e të përvëluar në shpirt janë ata që hoqën në kurriz e panë me sytë e tyre tmerret e shovinistëve grekë, e që sot janë ende gjallë; ata që u lindën e burrëruan, u lindën e nusëruan larg vatrave të tyre në Çamëri, e që tash 75 vjet nuk i shikojnë dot me sy. Ah sikur një herë të vetme thonë të vete në shtëpizën, në vatrën time në Çamëri, t’i puth një herë, të ngopem duke vështruar, të shoh gurët e varreve tëtë parëve, pastaj le të vdesim!

Si mundet o njerëz që gëzoni sadopak arsye njerëzore, që keni diçka ose shumë përtë bërë, për t’u lehtësuar peshën që rëndon si gur varri, që prej 75 vjetësh, këtyre njerëzve martirë, të qëndroni duarkryq? Zotërinj politikanë e qeveritarë shqiptarë dhe ju zotërinj të Evropës demokratike, të asaj Evrope që vendosi fatkeqësinë mbi shpinëne pafajshme të Çamërisë, e më gjerë të shqiptarëve të tjerë në Ballkan, që çirreni natë e ditë për të drejtat e njeriut e që pronën e quani të shenjtë, mos qëndroni duarlidhur e indiferentë. Paraardhësit tuaj janë fajtorët kryesorë jo vetëm për trevën shqiptare të Çamërisë e popullit çam, por më gjerë atij shqiptar. Tashmëgjenocidi shovinist grek dhe spastrimi etnik i Çamërisë, grabitja e tërë pasurive të tyre, është kryer me miratimin e atasheut ushtarak e të shtabit të forcave ushtarake angleze, dislokuar në vitet 1943-1944 në Greqi. Ndaj nuk duhet të qëndroni indiferentë si deri më sot. Edhe ju duhet t’i thërrisni ndërgjegjes suaj njerëzore, të reagoni fort, për të lehtësuar sadopak dhimbjen e tyre, e për të ngrohur sadopak shpirtrat e këtij populli të pafajshëm e fatkeq. Edhe ju politikanë e qeveritarë të Greqisë, e ju njerëz të thjeshtë e guximtarë të Greqisë, që me siguri ekzistoni në fqinjin tonë jugor, thirrini për një moment arsyes dhe logjikës së ftohtë, duke bërë atë që lipset doemos të bëhet.

Kush mundohet të ndërtojë lumturinë e tij mbi fatkeqësinë e tjetrit, Zoti do ta ndëshkojë në mos sot nesër. Apeli i një populli është: së pari, kërkoni falje. Falje për krimin makabër që keni kryer mbi shpinën e tij, duke i dhënë sigurisht edhe ato të drejta që me kartat ndërkombëtare i takojnë plotësisht: të drejtën për të vajtur në trojet e tij mijëravjeçare dhe kthimin e pronave dhe të pasurive të tij, që në mënyrën më absurde po shfrytëzohen e përdoren krejt padrejtësisht nga shteti i sotëm grek.


Etiketa: ,

Pas