Javën e kaluar, Justin Bieber dhe Hailey Baldwin i thanë “po” njëri-tjetrit në një ceremoni të organizuar në një hotel luksoz në Karolinën e Jugut. Ndërsa sot, çifti ka publikuar disa fotografi të dasmës, ku shfaqen vërtetë të dashuruar.
Ata shihen të veshur me kostum të zi elegant dhe fustan të bardhë nusërie, ndërkohë që vëmendja tërhiqet nga velloja e Hailey-t, e cila përmban të qëndisur shkrimin “Derisa vdekja të na ndajë”.
Risjellim në vëmendje se për këngëtarin dhe modelen kjo është martesa e tyre e dytë, pasi ata i thanë fillimisht “po” njëri-tjetrit në një gjykatë në New York, në shtator të vitit të kaluar.