Burime pranë SPAK bënë të ditur sot se në hetim për skandalin e tenderit të uniformave të Policisë së Shtetit, janë edhe zyrtarë të tjerë të Ministrisë së Brendshme.
Një ditë më parë u arrestuan me urdhër të SPAK 9 funksionarë të kësaj Ministrie, të cilët akuzohen për shkelje të barazisë në tendera.
Mirëpo si u zbulua skandali 28 mln dollarë?
MAPO mëson se ka qenë dëshmia e kryetarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, i cili ka dalë kundër tenderit të uniformave dhe madje nuk ka pranuar ta firmoste atë. Procedurat për këtë tender me vlerë afro 28 milionë dollarë, kanë nisur që në vitin 2019.
Sipas çmimeve të vendosura nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave në bashkëpunim me kompanië fituese, D&E, me administrator Ismail Kadiun, kompani që merret me gërmime dherash, një kapele polici ishte vlerëuar 350 euro, ndërsa e gjithë uniforma e efektivit kushtonte 2800 euro.
***
I gjithë procesi është shoqëruar më dritë hije, pasi është anuluar dhe rihapur si garë, ka patur ndryshime të specifikimeve teknike, të pjesëmarrësve, derisa në korrik të viti të shkuar u përmbyll duke shpallur fitues një konsorcium të udhëhequr nga kompania D&E, me administrator Ismail Kadiun. Shkelja e pare e kryer nga zyrtaret e ministrisë së Brendshme është procedura e tenderit.
Se dyti ata kanë bashkuar tre objekte në një, çka do të thotë se një kompani mund të kualifikohej nëse kryente shërbime për të paktën 3 zëra.
Së treti, zyrtarët e ministrisë kanë ndërhyrë në zërat e tenderit në menyrë që të përshtateshin me ofertën e kompanisë që e ka fituar tenderin.
Nëntë zyrtarët e arrestuar pritet të dalin të hënën përpara gjykatës për masën e sigurisë. Të gjithë akuzohen për “Shkelje të barazisë në tendera”.
Sipas Prokurorisë se Posaçme, të arrestuarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë sjellë avantazhe dhe privilegje të padrejta në kualifikimin e operatorit fitues.
LEXO EDHE:
350 € kapelja e policit, nën hetim edhe zyrtarë të tjerë për tenderin 28 mln $