Kryesore

Dëshmia e Metës: Nga ‘flamuri fals’ tek karikatura e Kapexhiut





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:59 - 09/09/19 |
mapo.al

Për herë të parë në historinë e pluralizmit shqiptar, një President doli përballë një Komisioni Hetimor të Kuvendit, për t’u pyetur si i dyshuar për shkeljen e Kushtetutës.


Pavarësisht se procesi për shkarkimin e tij duhet të përmbyllet me një interpretim të Gjykatës Kushtetuese, socialistët vazhduan me projektin e tyre.


Dëshmia e Metës erdhi pak ditë pasi ‘arbitrat’ e procesit zgjedhor, monitoruesit e ODIHR, thanë se është shkelur ligji duke mos publikuar dekretet e Presidentit në Fletoren Zyrtare. Jo vetëm kaq, por në raport thuhet se u cenua siguria ligjore e procesit zgjedhor dhe se KQZ bëri interpretime të gjera ligjore. ODIHR e thekson qartë se aktet e presidentit mund të shqyrtohen vetëm nga Gjykata Kushtetuese.


Përpara deputetëve të majtë, Ilir Meta nënvizoi dy momente interesante. Fillimisht ai përmendi precedentin e Bullgarisë në Gjykatën e Strasburgut kur foli për zgjedhjet pa opozitën. Sipas tij, Gjykata e Strasburgut i ka cilësuar si fiktive zgjedhjet me një kandidat.


Më vonë, ai tha se anulimi i dekretit për 30 qershorin erdhi pas informacioneve nga inteligjenca se mund të digjej Kuvendi. Interpretimi i parë që u bë nga disa portale ishte se përkrahësit e opozitës do të digjnin Kuvendin. Por Meta shtoi një tjetër moment, kur tha se nuk do lejonte përsëritjen e Rajshtagut.

Kjo e ndërroi lojën e interpretimeve pasi djegia e Rajshtagut gjerman ka një tjetër histori. Ajo ndodhi vetëm katër javë pasi Adolf Hitler kishte ardhur në pushtet. Qeveria e Hitlerit arrestoi një komunist holandez për zjarrin në Rajshtag. Qëllimi ishte që t’i hidhej faji komunistëve. Megjithatë historianët thonë se ky ishte një moment që u përdor nga nazistët për të konsoliduar pushtetin e tyre. Për ekspertët, ky është një ‘flamur fals’, një etiketim për operacionet e mbuluara kur krijohet ideja se një grup ose parti e veçantë është përgjegjëse për një veprim, duke fshehur burimin e vërtetë të përgjegjësisë.

A kishte në plan qeveria e Edi Ramës që të digjte Kuvendin, duke ia hedhur fajin opozitës? Kjo mbetet për t’u saktësuar. Analisti Fatos Lubonja bën thirrje që të zbardhen detaje të kësaj historie. Të tjerë analistë e shohin paraqitjen e Metës si një fitore të tij. Kurse Andi Bushati thotë se Meta ra në kurthin e socialistëve, pasi “paraqiti si normale një pakicë banditësh anormalë”.

Edhe mjeshtri Bujar Kapexhiu ka përgatitur një karikaturë për këtë ngjarje të rëndësishme në politikën shqiptare. Ndiqeni më poshtë punimin e tij:


Etiketa: , , , , ,

Pas