Aktualitet

Dëshmia e një prej kushërinjve fundosi Cukalin: Na premtoi 30 mijë euro, por…














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:53 - 26/02/21 |
mapo.al

Gjykata ka caktuar sot masën ‘arrest me burg’ për Gjergj Cukalin, i cili akuzohet se është porositës i atentatit me eksploziv në Kamëz ndaj Gjon Menës.






Cukali, i njohur ndryshe edhe si “i forti” i rrugës “Myslym Shyri” akuzohet për ‘vrasje me paramendim mbetur në tentativë’ dhe ‘shkatërrim prone me eksploziv’.


Ndërkohë që dy personat e arrestuar, kushërinjtë Edmond dhe Enver Jakimi që akuzohen se kanë vendosur eksplozivin iu është komunikuar me herët masa e sigurisë.







Mirë po detaje të reja janë zbardhur sot gjatë seancës gjyqësore të Cukalit. Mësohet se ai është zbuluar nga njëri prej kushërinjve që është penduar.




“Cukali më kërkoi t’i vija bombën Gjon Menes. Bomben na e solli vetë ai. Na premtoi 30 mijë euro dhe me dha vetëm dy mijë”, kështu pohoi nga salla e gjyqit Enver Jakimi.

Lexo edhe :  "Mu afruan te makina", Redi Balla tregon si e plagosën te Komuna e Parisit


Kujtojmë se dy kushërinjtë u arrestuan 2 ditë pas ngjarjes, por kjo gjë u mbajt sekret derisa të arrestohej Cukali.

1


Etiketa: , ,

Pas