Aktualitet

Dëshmia e pilotit: Mendova ta zhduk trupin e gruas, vajza do mbetej vetëm














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:18 - 18/06/21 |
mapo.al

Babis Anagnostopulos, piloti 32-vjeçar grek që mbyti gruan me duart e tij ka folur sërish para policisë duke thelluar akoma më shumë tragjedinë që ka tronditur Greqinë dhe jo vetëm. Ai është shprehur se ka menduar të zhdukë trupin e 20-vjeçares pasi i druhej faktit se vajza e tyre mund të mbetej vetëm.






Ai thotë se natën e krimit Caroline ishte bërë agresive duke kërkuar që të largonte fëmijën pasi sipas tij nuk e donte pranë. Babis shprehet se i vjen keq për atë që ndodhi dhe e di që nuk ka justifikim për krimin e rëndë.


“Një ndjesë e madhe për njerëzit që lëndova. E di që ka shumë pak vlerë. Ajo që bëra nuk justifikohet. Sjellja e saj me lindjen e fëmijës ndryshoi shumë. Ajo ishte bërë agresive. Natën e vrasjes Caroline tha “mos e sill vajzën, nuk e dua”.

Unë i thashë që ajo duhet të ngjitet lart dhe të flejë. Unë e mbaja fort që ajo të më dëgjonte. Ajo po dridhej. Pastaj e mbulova me jastëk. Ajo po dridhej derisa në një moment ajo ndaloi.



U përpoqa ta zgjoja por më kot. Mendova çfarë do të ndodhte me fëmijën tonë. Mendova ta zhdukja kufomën e saj. Pastaj për ta bërë sa më të besueshme ngjarjen vrava qenin. Askush nuk do e merte me mend që atë e kisha vrarë unë nëse lëndoja qenin”, është shprehur Babis.



LEXO EDHE:

Tronditën Greqinë, 3 vrasësit gjakftohtë që kërkuan drejtësi për viktimat e tyre

2


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas