Wednesday, March 22, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Dëshmia e plotë e Esat Canit: Motrën e kapa me dashnorin te kashtorja

by mapo.al
29/01/2019
in Kronika, Kryesore
0

Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë ka vendosur “arrest me burg” për Esat Canin, autorin e vrasjes së të dashurit të motrës së tij, Arben Gjeçi, 34-vjeçarin nga fshatit Bastar i Mesëm, në kryeqytet.  Elida Cani në dëshminë e saj ka deklaruar: “ne kishim një lidhje prej disa muajsh, atë natë e kishim lënë për t’u takuar. Burri nuk ishte në shtëpi, pasi ndodhej në lokal, ndërsa vjehrrin dhe vjehrrën i kishte zënë gjumi. Doja ta anuloja takimin por Arbeni nuk pranoi dhe më kërkoi që të takoheshim. Vendi ku takoheshim ne të dy ishte një dhomë e veçuar nga shtëpia (shtëpia e burrit të saj). Pata merak se mos vinte burri, por ai më tha të rrija e qetë sepse burri po pinte kafe. Kryem marrëdhënie dhe kur po vishej, më tregoi se kishte qenë i frikësuar gjithë ditën pasi ishte pasur idenë që po e ndiqte dikush. Nuk pashë kush e qëlloi, por kur dola pashë atë të përpëlitej, në mes të pellgut me gjak. Mua më tha burri të fshija njollat e gjakut dhe unë i fshiva… jam penduar”. Më poshtë gjeni dëshminë e plotë të Esat Canit:

***



Në tetor të vitit 2018 jam kthyer nga Greqia në Shqipëri për të bërë përgatitjen për dasmën time me shtetasen Fjoralba Heta. Pasi jam kthyer nga Greqia, të gjitha përgatitjet e dasmës i kisha të rregullta vetëm më mungonte kostumi.

Kur kam qenë te “21 Dhjetori” dhe kam telefonuar motrën time Elida Cani, së cilës i kam thënë të merrte babin dhe nusen dhe të zbrisnin në Tiranë për të blerë kostumin tim të dhëndrit. Pasi kemi mbaruar punë, babai im ka telefonuar një nga shoferët dhe i gatshëm është treguar Arben Gjeçi, i cili me furgon bën linjën Zall Bastar-Tiranë dhe anasjelltas dhe kur ishte në rrugë të drejtë bënte manovra, duke i dhënë mjetit me shpejtësi dhe shikonte nga pasqyra.

Unë nuk e dija se më kë e kishte, me gruan time, apo me motrën që po ngacmonte dhe i them Arbenit, “mbaje mirë timonin se na hodhe”.

Më datë 24.01.2019, rreth orës 18:00, kam dalë nga shtëpia dhe i kam thënë babait se po iki në punë si zakonisht dhe ndërkohë, kam zbritur te lokali i lagjes dhe aty kam parë furgonin e Arben Gjeçit, por Arbenin nuk e pashë.

Ndërkohë, pa hyrë brenda në lokal kam telefonuar dhëndrin tim Dëfrim Kurti dhe e kam pyetur se ku ishte. Ai më tha se ishte te lokali. Unë i thashë të vinte te lokali tjetër, te Fredi. Në këtë kohë, unë kam shkuar te puna ime dhe i kam kërkuar përgjegjësit tim leje, duke i nxjerrë arsye se kisha babanë sëmurë dhe për këtë më duhej leje. Megjithëse përgjegjësi nuk më dha leje, unë sërish u largova.

Në këtë kohë unë kam shkuar në shtëpinë time, në oborr kam marrë një shufër hekuri 50-60 centimetra, e cila në fund ishte shtypur. Këtë hekur e përdor babai dhe unë për të çarë gurë. Pasi mora hekurin, shkova pas shtëpisë së motrës dhe kam ndenjur te porta e kashtores. Në këtë moment kam parë te dera, ku depërtonte drita, një hije që lëvizi. Në këtë kohë u hap dera dhe doli te porta, e identifikova, ishte Arben Gjeçi, më pa mua dhe filloi të qeshte me ironi.

Unë në këtë moment, ngaqë ai ishte i gjatë, i kam bërë dy hapa mbrapa dhe e kam goditur me hekur mbas koke dy-tre herë. Mbasi e kam goditur Arbenin, kam ikur qetësisht në shtëpinë time dhe hekurin e kam hedhur midis hapësirës së kotecit dhe kashtores. Kur kam shkuar në shtëpi, më pyeti babi se pse isha i mërzitur, unë thashë se nuk kam gjë dhe shkova të fle.

Ditën tjetër, te shtëpia ka ardhur djali i xhaxhait A.C. dhe më ka thënë se kishin gjetur Arben Gjeçin të vrarë në rrugë, unë thashë se nuk dija gjë. Nuk kam pasur për qëllim të vras Arben Gjeçin, por doja ta rrihja që të vuante ca kohë.

 

Tags: Arben GjeciElida CaniEsat CanitradhtiaVrasja

JU SUGJEROJME

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PR kundër demokratëve
Arkiva

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PR kundër demokratëve

21/03/2023
NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit
Arkiva

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit

20/03/2023
Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë
Kryesore

Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë

15/03/2023
Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
Aktualitet

Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve

13/03/2023
Next Post
Meta vë Brahon të qetësojë Ramën: Koalicioni duhet të vazhdojë, por gabove me përfshirjen e PDIU-së

Spartak Braho: Socialistët shkelën ligjin me dekretin e shkarkimit të Ditmir Bushatit

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PR kundër demokratëve
  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit
  • Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë
  • Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
  • Pyetësori Kombëtar Studentor/ Studentët e Universiteteve Private më të kënaqur me institucionin dhe mësimdhënien se ata në universitetet publike



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In